• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dorëhequrit nga Vetëvendosja pritet të krijojnë një parti të re

by Java News
05/02/2018 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëvendosja në zgjedhjet e këtij viti krenohej me rezultatin që ua solli grupin më të madh parlamentar dhe me dy komuna të reja të fituara, duke mbajtur ndërkohë edhe për një mandat kryeqytetin. Por, ky triumf u thye, pas akuzave e fyerjeve që do të bëjnë që VV-ja të humbë edhe këta dy kryetarë, 10 deputetë, ndër ta edhe themelues, ish-kryetarë e figura që morën mijëra vota në zgjedhje, mëson Gazeta Express. Nga fillimi i dhjetorit kur edhe u bë publik mesazhi ofendues që deputetja Aida Dërguti ia dedikonte Albin Kurtit, në kohën kur ai po arrestohej nga policia, kanë plasur tensione brenda partisë, që kanë rezultuar me dorëheqje e fyerje të shumta.

Por, i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ishte ai që qëndronte i papërcaktuar në këtë situatë, duke mos bërë publik qëndrimin e tij. Si duket, mospërcaktimi i Ahmetit është edhe arsyeja pse partia e përfolur nga Dardan Molliqaj e Visar Ymeri ka vonuar.

Express mëson nga burimet e veta se tashmë të gjithë anëtarët dhe ish-anëtarët e partisë janë të informuar se nga VV-ja do të krijohet një parti e re dhe do të ndahet grupi parlamentar. Mirëpo, në Kuvendin e Kosovës për Express kanë deklaruar se një kërkesë të tillë ende nuk e kanë marrë. Por, mesazhi që ka dërguar kryetari i kryeqytetit me fshirjen e të gjitha fotove nga rrjetet sociale që kishte me ‘babën’ e partisë, tregon që ai veç se është rreshtuar së bashku me Molliqaj e Ymerin.
Njësoj si ai, edhe kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, radhitet në anën e të dorëhequrve. Me këtë Vetëvendosja humb dy komuna, pa përmendur Prizrenin, kryetari i të cilës Mytaher Haskuka radhitet në anën e Kurtit.

Express kishte raportuar se arsyeja pse Ahmeti kishte marrë qëndrim neutral ishte për të mbajtur një balancë brenda Asamblesë Komunale, edhe pse kishte numër më të madh të përkrahësve sesa i pari i partisë. Analisti politik, Imer Mushkolaj, tha se në Vetëvendosje tani e dinë që Ahmeti do të largohet.

“Në opinionin publik është krijuar përshtypja që Ahmeti i përket këtij grupi dhe do të largohet për t’i bashkuar këtij grupi, edhe VV-ja tashmë e di që ai do të largohet nga ky grup. Subjekti i ri nuk do ta ketë rëndësinë e njëjtë, nëse Ahmeti nuk del aty, ai do të mund ta kompletonte dhe do t’i jepte fuqi kësaj partie. Në anën tjetër, ajo dëmton Vetëvendosjen”, deklaroi ai. Sipas, Mushkolajt nëse tashmë Ahmeti del nga VV-ja, kjo nuk do ta dëmtojë atë brenda komunës, sepse, tanimë ai ka koalicion me disa parti, duke përfshirë edhe parti të vogla dhe gëzon numër më të madh të asamblistëve se krahu i Kurtit.

ma.me

Next Post
Ismail Kadare sërish në listën për të ‘rrëmbyer’ Nobel-in

Ismail Kadare nominohet për një tjetër çmim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

8 përballjet e radhës sot në Champions League/ Liverpool – Milan dhe Inter – Real Madrid sfidat kryesore

Champions League gati për start, ja kur hidhet shorti, kalendari i ndeshjeve dhe rregullorja!

August 24, 2026
Përmirësimi i transportit urban në kryeqytet, Bashkia e Tiranës tregon se çfarë përmban paketa e saj e ndihmës

KUSHTET/ Alarmi i transportit publik, kërkohet kompensimi i naftës deri në shtator ose do të reduktojnë qarkullimin! Zbulohen 6 pikat

August 24, 2026
Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

Ndodh në Tiranë, vjedhje me Inteligjencë Artificiale! Mashtruan dhe i morën 100 mijë euro kambistit të moshuar, 2 në pranga e një në kërkim

August 24, 2026
Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

August 24, 2026
Kurti: I lutem opozitës të vij në Kuvend për të zgjedhur presidentin e Kosovës

Zbulohet kontrata e fshehtë, Albin Kurti i jep Serbisë gjysmë milioni euro për riparimin e vagonëve të trenave!

August 24, 2026
VIDEO/ Bota nuk gjen qetësi, një tërmet 7,7 ballë godet edhe Indonezinë! Dhjetëra të vdekur dhe shumë të plagosur! Pamjet e tmerrit!

Rëndohet bilanci i tërmetit katastrofik në Indonezi, 100 të vdekur dhe 73 mijë shtëpi të shkatërruara!

August 24, 2026
VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

VIDEO dhe FOTO/ Momenti kur Haaland ‘humb’ flokët, kush është parukierja shqiptare që qethi yllin e Manchester City!

August 24, 2026
U plagos duke tentuar të shuante sherrin mes babait dhe vajzës, qytetari transferohet te Trauma në gjendje të rëndë

Grabitet marketi në Durrës, autori identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia: Shtyu punonjësen dhe mori paratë!

August 24, 2026
“Ethet e Nilit” pushtojnë edhe Maqedoninë, autoritetet në Shkup japin alarmin! Shpallet epidemia në 5 komuna, 26 të infektuar e një viktimë

Ethet e Nilit hyjnë edhe në Shqipëri, rasti i parë në Korçë! Ekspertët paralajmërojnë dhe japin këshillat, shenjat e sëmundjes dhe masat!

August 24, 2026
“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

“Koha nuk pret”- Begaj nderon viktimat e komunizmit në Lushnjë: Të mos harrojmë, kujtesa është përgjegjësi për të ardhmen!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com