• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Partia e ekstremit të djathtë AfD zbulon planet për politikat antiemigracion në Gjermani: Do t’i mbyllim kufijtë dhe do dalim nga Schengeni !

by A. Q
24/08/2026 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dalja e Gjermanisë nga Zona Shengen dhe eurozona, mbyllja e kufijve dhe politika shumë më të ashpra ndaj emigracionit.

Ky është premtimi i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila sipas sondazheve të fundit kryeson në nivel kombëtar.

Në një intervistë për televizionin gjerman ZDF, bashkëkryetarja e AfD, Alice Weidel, tha se Gjermania ishte në një gjendje më të mirë ekonomike para futjes së euros. Sipas saj, monedha e përbashkët evropiane ka dobësuar ekonominë gjermane dhe ka ulur pasurinë e familjeve.

Për emigracionin, Weidel ishte edhe më e drejtpërdrejtë: “Do t’i mbyllim kufijtë dhe do të dalim nga Schengeni”, deklaroi ajo.

Liderja e AfD kërkoi gjithashtu më shumë dëbime të emigrantëve dhe më pak natyralizime, përfshirë kthimin e shtetasve sirianë, statusi i mbrojtjes së të cilëve nuk është më i vlefshëm.

Weidel sulmoi edhe CDU-në për refuzimin e bashkëpunimit me AfD-në, duke shtuar:

“Do të qeverisim fillimisht në landet federale. Dhe do të qeverisim edhe në nivel federal.”

Deklaratat vijnë në një moment kur AfD po forcohet në sondazhe. Sipas ZDF Politbarometer, partia ka 27% mbështetje në nivel kombëtar, përpara bllokut CDU/CSU me 22%. Ndërsa në prag të zgjedhjeve të 6 shtatorit në landin e Saksoni-Anhaltit, AfD mbështetet nga mbi 40% e të anketuarve.

Në maj 2025 Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV) e klasifikoi AfD-në si organizatë të konfirmuar të ekstremit të djathtë. Megjithatë, në shkurt të këtij viti, Gjykata Administrative e Këlnit e ndaloi përkohësisht BfV-në ta trajtojë partinë me këtë klasifikim deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Gjykata tha se ka tregues të fortë për prirje antikushtetuese brenda AfD-së, por ende nuk është provuar se ato karakterizojnë partinë në tërësi.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

Rama publikon pamjet nga festimet e 28 Nëntorit në Vlorë, atmosfera kuqezi në qytetin e Pavarësisë

November 28, 2026
Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

Përfundon tubimi i 28 Nëntorit, dhjetëra të lënduar dhe 16 të shoqëruar

November 28, 2026
Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, flakët rrezikojnë makinat dhe bizneset pranë tij

November 28, 2026
Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

Pasojat e protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nis pastrimi i rrugës me fadromë

November 28, 2026
Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

Begaj në 114-vjetorin e Pavarësisë: Nga vendi më i izoluar në Europë, sot anëtar i NATO-s dhe në rrugën drejt BE-së

November 28, 2026
Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

Burj Khalifa vishet kuqezi për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Rama publikon pamjet spektakolare

November 28, 2026
Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

Berisha akuzon Policinë për dhunë ndaj protestuesve: Rama përdori të gjitha mjetet për të shuar protestën

November 28, 2026
Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

Policia ndërhyn sërish në Sheshin Skënderbej, shpërndan turmën e protestuesve

November 28, 2026
VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

VIDEO/ Balla: Shqipëria i vetmi vend ku lëndohen më shumë efektivë se protestues

November 28, 2026
Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Ndryshe nga Tirana, muzikë dhe festë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

November 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In