• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ismail Kadare nominohet për një tjetër çmim

by A R
05/02/2018 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është shpallur lista e ngushtë e garës për çmimin e madh të letërsisë EBRD 2018: që mbahet për të promovuar krijimtarinë e vendeve në zhvillim. Mes 6 të mominuarëve është edhe emri i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare.

Nga 12 autorë, juria ka zgjedhur gjashtë romane, të cilat konsiderohen prej saj “të jashtëzakonshme”, sipas një njoftimi që u bë publik këtë të hënë. Kadare është nominuar për veprën e tij “Kamarja e Turpit” mes autorë të tjerë si Andrey Kurkov, Boris Akunin, Daša Drndić, Alawiya Sobh, ndërkohë që është edhe në garë me nobelistin turk Orhan Pamuk që ka fituar me librin “Gruaja me flokë të kuqe”.

Vepra e Kadaresë “Kamarja e turpit”, që në anglisht mban titullin “The Traitor’s Niche” është e përkthyer nga John Hodgson dhe është botuar nga shtëpia botuese “Penguin” në Londër. Dhënia e këtij çmimi është një nismë e filluar në vitin 2017 nga Banka Europiane me vendet partnere në zhvillim dhe me Këshillin Britanik, si dhe me Panairin e Librit në Londër.

“Vlera prej € 20,000, çmimi ofron një mundësi unike për të reflektuar kulturën dhe kreativitetin e pothuajse 40 vendeve ku investon Banka jonë, nga Maroku në Mongoli, nga Estonia në Egjipt. Çmimi do t’i jepet veprës më të mirë letrare të përkthyer nga gjuha origjinale në anglisht dhe botuar në Mbretërinë e Bashkuar në harkun kohor të 18 muajve deri më 15 nëntor 2017″, njoftohet në një deklaratë për mediat.

Fituesi i këtij çmimi do të shpallet më 10 prill të këtij viti. Vlera € 20,000 do të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet autorit dhe përkthyesit. Ky shpërblim mbron mjeshtërinë e përkthimit dhe pasurinë krijuese në vendet e rajonit, deklarojnë organizatorët./a.m.

Next Post
Vila e Hoxhallarit, baza ku janë torturuar shumë persona

Vila e Hoxhallarit, baza ku janë torturuar shumë persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

Mbledhja e qeverisë në Pogradec, Lamallari: Prioritet, siguria publike dhe modernizimi i Policisë së Shtetit

August 24, 2026
Probleme me e-Albania, shtyhet afati për aplikimet e kredive të buta në Tiranë

Fjalëkryqi politik i Tiranës

August 24, 2026
Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

Lojërat Mesdhetare/ Dy medalje për Shqipërinë, mundësi Dudaev siguron të artën

August 24, 2026
E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

E shkelmoi dy herë dhe e qëlloi me plumb në kokë, detaje nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

August 24, 2026
VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

VIDEO / Rama pret banorët te vila, dalin të kënaqur nga takimi, u premtohet zgjidhje

August 24, 2026
“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

“Merren me shtrembërimin e hundës”, Rama: Kjo është një shenjë që trupi im do ta mbajë gjithë jetën

August 24, 2026
Kredia për shtëpi pëson rënie për herë të parë që nga viti 2020

Kreditë rrisin sigurimin e jetës, zjarret dhe fatkeqësitë natyrore rrisin me 20% dëmet e paguara për pronat

August 24, 2026
“Liria nuk funksionon me kthim shpërblimesh”, Rama reagon për deklaratën e Zelenskyt: Miku im foli gabim në Beograd

“Algoritmi është futur mes nesh”, Rama: Pas gjithë kësaj vorbulle qytetarët dhe qeveria e tyre do të dalin më të fortë

August 24, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

“Kemi konsoliduar disa poste në qeveri”, Rama: Do të ketë transparencë për çmimet! Shqipëria sociale, e mundshme

August 24, 2026
VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com