• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj

by Mero Baze
24/11/2020 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pat treguar një detaj interesant nga puna e tij. Vinte në zyrë gjysmë ore para të gjithëve dhe rrinte me derë 45 gradë të hapur. Qëllimi ishte të shikonte shefin e vet kur hynte në shkallë. Duhet të shikonte veshjen e tij.

Meqë shefi kishte qejf kravatat “Hermes”, ky kishte blerë gjithë setin e ngjyrave të gravatave “Hermes” dhe i mbante në gardërobë. Sa shikonte ngjyrën e kravatës së shefit, ndërrohej dhe vendoste ngjyrën që kishte veshur ai. Pastaj paraqitej në mbledhjen e mëngjesit duke e suprizuar me “koinçidencën”.

Duket pak si e pavend si histori, por në fakt është i vetmi shpjegim psikologjik për Lulzim Bashën, i cili tanimë ka dy ditë që u thotë mjekëve, “nuk kam gjë me ju, e kam me Edi Ramën”.

Kompleksi i tij për t’u shfajësuar se nuk po sulmon mjekët, erdhi pas reagimit të ashpër publik ndaj sjelljes së tij si drejtor i Morgut të Tiranës, duke publikuar fotot e katër të vdekurve, që po prisnin të futeshin në dollapët frigoriferikë.

Lulzim Basha, si menaxher i morgut politik, u përball me deklaratën e mjekëve të Spitalit Infektiv dhe atyre që po përballen me pandeminë, duke e ftuar të ballafaqojnë faktet, pasi vdekjet janë proces ligjor dhe administrativ, i patjetërsueshëm.

Por kjo juaja i duket nervozizëm i tepërt. Për dikë që ka të falsifikuar çdo ditë të jetës së tij dhe çdo letër qe ka marrë në dorë për të bërë miliona, ky ngjan si justifikim. Megjithatë, ngaqë opinioni ishte kundër tij, ai vendosi të kalojë nga ana e mjekëve, duke u përpjekur t’i qetësojë ata, por në fakt, duke i fyer më shumë.

Ka dy ditë që është kompleksuar nga sulmi prej morgut dhe thotë askush nuk i akuzon mjekët, por e kam me Edi Ramën.

Ata që dolën publikisht dhe u përballën me të ishin mjekë, dhe jo Edi Rama. Dhe ata nuk janë mjekë dosido, por mjekët që po përballen me vdekjet përditë dhe që po plotësojnë kartelat e vdekjeve të tyre. Kush tjetër përveç tyre plotëson kartela vdekjesh? Me cilët mjeke, përveç atyre, e ka ky këtë sulm?

Por ai nuk i kupton këto pyetje. Ai mendon se i mbron mjekët duke ju thënë se  nuk po ju akuzoj ju, por ata që ju urdhërojnë ju. Dhe nuk ka faj. Ai i di mjekët të gjithë si Lulzim Basha, që i bën punët me urdhër në jetë.

Ai nuk e kupton shumë këtë punën e  dinjitetit të tyre profesional, por dhe publik. Ai nuk e di që është më e lehtë  t’iu thuash që jeni mjekë të pazotë, se sa t’u thuash ju jeni heronj, por jeni servilë të Edi Ramës dhe shkruani në kartela çfarë u thotë ai.

Duhet ta kuptoni se për Lulzim Bashën kjo akuzë që u bën, nuk është ndonjë mëkat, se ai ka tërë jetën që bën këtë punë, pasi flet çfarë i thotë tutori i tij. Ndaj e ka të lehtë dhe t’u thotë sot që nuk e ka me ju, pasi sipas tij, ju jeni të pafajshëm. Ai nuk e kupton që ju keni dinjitet profesional.

Ndaj  mjekët duhet ta kuptojnë këtë situatë kur i fyen Lulzim Basha. Ai e di se u mbron kur u thotë ju shkruani në kartela çfarë iu thotë Edi Rama.

Ai e di se ju jeni të pafajshëm, po qe se gënjeni për të ruajtur vendin e punës. Në fund të fundit ai është duke u thënë, mos shkruani çfarë u thotë Edi Rama, por ato që u them unë.

Ai mendon se kjo është puna juaj. Biles për t’ua hequr turpin, gjen dhe ca mjekë që i quan të PD-së, për t’u treguar ju se ka dhe mjekë që pranojnë broçkulla. Fiksojini fytyrat e tyre, se ata do të jenë mjekët e pushtetit të tij. Ashtu ju do!

Në gjithë këtë histori, me mendjen e tij ai është duke iu mbrojtur. E shikoni si thërret që nuk kam gjë me ju?

E ka të vërtetë atë që thotë. Ai e di se njeriu, nëpunësi, mjeku, profesori, gazetari dhe kushdo në këtë botë, e ka detyrë të bëjë si e urdhërojnë. Ndaj me mendjen  tij ju ka falur, por e ka me atë që ai mendon se ju urdhëron. Njësoj siç do bënte vetë nëse do ishte mjek, siç ka bërë vetë kur ishte fakt mbledhës për krimet e UÇK, siç ka bërë vetë kur ishte mbushës dosjesh në UNMIK, siç ka bërë vetë kur mbushte dosjen e Rrugës së Kombit me letra fallco, siç ka bërë vetë më 21 janar, që falsifikonte urdhrat e arrestit për gardistët vrasës, apo siç bënte në maj të 2011 për të gjetur vota jashtë kutive. Për të është shumë familjare si sjellje.

Lulzim Basha po ju mbron sikur të ishte në vendin tuaj. Por jo profesionist, por një njeri pa shtyllë kurrizore, që mendon se falsifikimi dhe gënjeshtra janë detyra për këdo. Faleni se e ka të sinqertë. Si historinë e kravatave që u tregova në fillim.

Next Post
Gjendet pa shenja jete një person në Tiranë, ja çfarë thotë Policia

Gjendet pa shenja jete një person në Tiranë, ja çfarë thotë Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com