• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Të dashur mjekë! Lulzim Basha po ju mbron, siç do të mbrohej, po të ishte në vendin tuaj

by Mero Baze
24/11/2020 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Një kolege e zyrës së Lulzim Bashës në zyrat e UNMIK në Kosovë, më pat treguar një detaj interesant nga puna e tij. Vinte në zyrë gjysmë ore para të gjithëve dhe rrinte me derë 45 gradë të hapur. Qëllimi ishte të shikonte shefin e vet kur hynte në shkallë. Duhet të shikonte veshjen e tij.

Meqë shefi kishte qejf kravatat “Hermes”, ky kishte blerë gjithë setin e ngjyrave të gravatave “Hermes” dhe i mbante në gardërobë. Sa shikonte ngjyrën e kravatës së shefit, ndërrohej dhe vendoste ngjyrën që kishte veshur ai. Pastaj paraqitej në mbledhjen e mëngjesit duke e suprizuar me “koinçidencën”.

Duket pak si e pavend si histori, por në fakt është i vetmi shpjegim psikologjik për Lulzim Bashën, i cili tanimë ka dy ditë që u thotë mjekëve, “nuk kam gjë me ju, e kam me Edi Ramën”.

Kompleksi i tij për t’u shfajësuar se nuk po sulmon mjekët, erdhi pas reagimit të ashpër publik ndaj sjelljes së tij si drejtor i Morgut të Tiranës, duke publikuar fotot e katër të vdekurve, që po prisnin të futeshin në dollapët frigoriferikë.

Lulzim Basha, si menaxher i morgut politik, u përball me deklaratën e mjekëve të Spitalit Infektiv dhe atyre që po përballen me pandeminë, duke e ftuar të ballafaqojnë faktet, pasi vdekjet janë proces ligjor dhe administrativ, i patjetërsueshëm.

Por kjo juaja i duket nervozizëm i tepërt. Për dikë që ka të falsifikuar çdo ditë të jetës së tij dhe çdo letër qe ka marrë në dorë për të bërë miliona, ky ngjan si justifikim. Megjithatë, ngaqë opinioni ishte kundër tij, ai vendosi të kalojë nga ana e mjekëve, duke u përpjekur t’i qetësojë ata, por në fakt, duke i fyer më shumë.

Ka dy ditë që është kompleksuar nga sulmi prej morgut dhe thotë askush nuk i akuzon mjekët, por e kam me Edi Ramën.

Ata që dolën publikisht dhe u përballën me të ishin mjekë, dhe jo Edi Rama. Dhe ata nuk janë mjekë dosido, por mjekët që po përballen me vdekjet përditë dhe që po plotësojnë kartelat e vdekjeve të tyre. Kush tjetër përveç tyre plotëson kartela vdekjesh? Me cilët mjeke, përveç atyre, e ka ky këtë sulm?

Por ai nuk i kupton këto pyetje. Ai mendon se i mbron mjekët duke ju thënë se  nuk po ju akuzoj ju, por ata që ju urdhërojnë ju. Dhe nuk ka faj. Ai i di mjekët të gjithë si Lulzim Basha, që i bën punët me urdhër në jetë.

Ai nuk e kupton shumë këtë punën e  dinjitetit të tyre profesional, por dhe publik. Ai nuk e di që është më e lehtë  t’iu thuash që jeni mjekë të pazotë, se sa t’u thuash ju jeni heronj, por jeni servilë të Edi Ramës dhe shkruani në kartela çfarë u thotë ai.

Duhet ta kuptoni se për Lulzim Bashën kjo akuzë që u bën, nuk është ndonjë mëkat, se ai ka tërë jetën që bën këtë punë, pasi flet çfarë i thotë tutori i tij. Ndaj e ka të lehtë dhe t’u thotë sot që nuk e ka me ju, pasi sipas tij, ju jeni të pafajshëm. Ai nuk e kupton që ju keni dinjitet profesional.

Ndaj  mjekët duhet ta kuptojnë këtë situatë kur i fyen Lulzim Basha. Ai e di se u mbron kur u thotë ju shkruani në kartela çfarë iu thotë Edi Rama.

Ai e di se ju jeni të pafajshëm, po qe se gënjeni për të ruajtur vendin e punës. Në fund të fundit ai është duke u thënë, mos shkruani çfarë u thotë Edi Rama, por ato që u them unë.

Ai mendon se kjo është puna juaj. Biles për t’ua hequr turpin, gjen dhe ca mjekë që i quan të PD-së, për t’u treguar ju se ka dhe mjekë që pranojnë broçkulla. Fiksojini fytyrat e tyre, se ata do të jenë mjekët e pushtetit të tij. Ashtu ju do!

Në gjithë këtë histori, me mendjen e tij ai është duke iu mbrojtur. E shikoni si thërret që nuk kam gjë me ju?

E ka të vërtetë atë që thotë. Ai e di se njeriu, nëpunësi, mjeku, profesori, gazetari dhe kushdo në këtë botë, e ka detyrë të bëjë si e urdhërojnë. Ndaj me mendjen  tij ju ka falur, por e ka me atë që ai mendon se ju urdhëron. Njësoj siç do bënte vetë nëse do ishte mjek, siç ka bërë vetë kur ishte fakt mbledhës për krimet e UÇK, siç ka bërë vetë kur ishte mbushës dosjesh në UNMIK, siç ka bërë vetë kur mbushte dosjen e Rrugës së Kombit me letra fallco, siç ka bërë vetë më 21 janar, që falsifikonte urdhrat e arrestit për gardistët vrasës, apo siç bënte në maj të 2011 për të gjetur vota jashtë kutive. Për të është shumë familjare si sjellje.

Lulzim Basha po ju mbron sikur të ishte në vendin tuaj. Por jo profesionist, por një njeri pa shtyllë kurrizore, që mendon se falsifikimi dhe gënjeshtra janë detyra për këdo. Faleni se e ka të sinqertë. Si historinë e kravatave që u tregova në fillim.

Next Post
Gjendet pa shenja jete një person në Tiranë, ja çfarë thotë Policia

Gjendet pa shenja jete një person në Tiranë, ja çfarë thotë Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

October 6, 2026
Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

Fama që u kthye në ar: 10 yjet botërorë me pasuritë më të mëdha

October 6, 2026
Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

Kodi Penal, Gogu ndan mesazhin e gjyqtarit belg: Asnjë ndryshim nuk cenon luftën kundër korrupsionit dhe krimit

October 6, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe shtim gradual vranësirash, pasditja me reshje shiu

“Ulen temperaturat”, si do të jenë kushtet atmosferike për javën

October 6, 2026
Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni shpall emergjencën pasi humb 8.5 km lartësi, rikthehet në Britani

Panik në fluturimin Londër-Çikago, avioni shpall emergjencën pasi humb 8.5 km lartësi, rikthehet në Britani

October 6, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Një protestë që i denigron të gjithë, por nuk duron dot kur qeshin me të

October 6, 2026
Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton qytetarët: Mos e lër për vitin tjetër, sfido veten

Tirana bëhet pistë vrapimi më 24–25 tetor, Rama fton qytetarët: Mos e lër për vitin tjetër, sfido veten

October 6, 2026
Raporti tronditës i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm

Raporti tronditës i CIA-s: Izraeli drejt luftës civile dhe kolapsit të brendshëm

October 6, 2026
Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

Elon Musk bëhet përsëri trilioner, pasuria e tij rritet me 65 miliardë dollarë në një ditë!

October 6, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Ditë e rëndësishme edhe për Shqipërinë! Mblidhet në Bruksel COELA, diskutohet mbyllja “Kapitullit 20” mes Qeverisë dhe BE! Ja kur mbahet Konferenca

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com