• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do të dalë Britania nga BE apo jo? Tensione të mëdha rreth seancës gjyqësore për Brexitin

by Java News
05/12/2016 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

A mund ta nisë qeveria britanike Brexit-in pa miratimin e parlamentit? Kjo është pyetja për të cilën do të vendosë gjykata më e lartë e Britanisë.

Fillimi i gjykimit katërditor në lidhje me Brexit-in përpara Gjykatës së Lartë i ka ndezur sërish gjakrat në Britaninë e Madhe.

Në fillim të nëntorit një gjykatë në Londër vendosi që qeveria e kryeministres Theresa May nuk ka të drejtë të vendosë pa pëlqimin e parlamentit për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja, tani kjo çështje kalon në raundin e dytë. Qeveria apeloi ndaj vendimit të mësipërm dhe tani për të do të vendosin njëmbëdhjetë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë.

“Normalisht gjykata duhet të ketë prova ose dëshmitarë i rinj që të mund të presim një vendim të ndryshëm nga gjykata e Londrës”, thotë Matthew Cole, profesor i historisë në Universitetin e Birmingham. Në këtë rast, nuk ka tl tilla dhe Cole thotë se “Gjykata thjesht do të shohë nëse provat që janë paraqitur tashmë në gjykimin e mëparshëm, janë interpretuar si duhet.”

Großbritannien Brexit Gericht Entscheidung (Reuters/T. Melville)Gjykata e Londrës vendosi që qeveria nuk ka të drejtë të vendosë pa pëlqimin e parlamentit për tërheqjen e Britanisë nga BE-ja.

A do të zbatohet Brexit-i apo jo?

Në Britaninë e Madhe gjykimi shihet nga shumë si një vendim në se i ashtuquajturi Brexit do të vazhdojë të zbatohet apo jo. Shumica e deputetëve do të votojë në parlament për daljen. Por qeveria ka frikë se procesi mund të shtyhet prej propozimeve për ndryshime të mundshme ligjore.

Oliver Patel, punonjës shkencor pranë University Colleges në Londër mendon se Gjykata e Lartë nuk do ta ndryshojë vendimin e Gjykatës së Londrës. Sipas ligjit i cili ka bërë të mundur referendumin për Brexit-in, vota e këtij referendumi ka vetëm karakter këshillues dhe jo detyrues.

Vendimin për anëtarësimin e Britanisë së Madhe në BE në vitin 1972 e ka marrë parlamenti, pra për përmbysjen e këtoj vendimi dhe daljen nga BE-ja mund të vendosë vetëm një statut ose rezolutë e Parlamentit, sqaron Matthew Cole. Parlamenti mund të vendosë edhe nëse do ta injorojë vendimin e referendumit apo ta shtyjë zbarimin e tij, thotë Matthew Cole.

Mediet: “Gjyqtarët janë armiq të popullit”

Vendimi i Gjykatës së Londrës shkaktoi shumë kritikë në media. Gazeta bulevardeske “The Daily Mail” i quajti gjyqtarët si “Armiq të popullit”. Mendime të ngjashme u botuan edhe në gazetat e tjera tabloide.

Großbritanien Brexit Schlagzeilen nach Urteil des Oberen Gerichts (picture-alliance/AP Photo/T. Ireland)

Procesi i tanishëm është edhe një provë se sa do të jenë në gjendje gjyqtarët të vendosin në mënyrë të pavarur prej presionin publik, thotë Matthew Cole. “Drejtësia britanike është e njohur se nuk ndikohet prej gjërash të tilla” – thotë ai, por ky rast do të tërheqë me siguri vëmendje mjaft të madhe.

Oliver Patel thotë se “organet e drejtësisë përbëjnë një shtyllë të fortë të demokracisë britanike dhe se britanikët i respektojnë ato. Do të ishte mjaft alarmuese nëse respekti publik dhe besimi i tyre në një rast të tillë do të përkeqësohej.”

Tani të gjitha sytë janë të drejtuara nga qeveria dhe se si do të reagojë ajo ndaj vendimit që pritet të shpallet në fillim të janarit./dw/a.k

Next Post
Sa orë gjumë duhet të bëni? Kjo varet nga mosha juaj….

Sa orë gjumë duhet të bëni? Kjo varet nga mosha juaj....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com