• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet u bëjnë thirrje bizneseve: Denonconi korrupsionin e tatimorëve, duam figurë të pastër

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2019 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka bërë thirrje bizneseve që të denoncojnë çdo rast të përfshirjes së punonjësve të saj në sjellje korruptive apo jo etike dhe në shkelje të ligjeve tatimore, duke premtuar ruajtjen e anonimatit të denoncuesit.

Ajo pohon se integriteti i figurës së punonjësit të Administratës Tatimore është një sfidë e fortë dhe e vazhdueshme.

Reagimet, komentet, denoncimet e opinionit publik janë instrumentat shtesë me të cilat ne përpiqemi të vetëpërmirësohemi e të vetëkorigjohemi. Përmirësimi i imazhit dhe impakti i punës sonë në jetën e bizneseve, nëpërmjet respektimit të ligjit dhe trajtimit të barabartë është mision që përkufizon strategjinë tonë të punës.

Në vazhdën e kësaj përpjekje, për parandalimin dhe goditjen e rasteve korruptive brenda aparatit të administratës tatimore funksionon Drejtoria e Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion), e cila ndjek dhe adreson denoncimet e ndryshme të qytetarëve apo raporteve të auditit.

Përgjatë vitit 2018 (janar – dhjetor), DIBA ka verifikuar dhe investiguar 63 raste të denoncuara, nga të cilat:

28 Çështje janë regjistruar dhe investiguar;

3 Çështje janë referuar në Prokurori, ku janë përfshirë 7 inspektorë, referuar nenit 248 të Kodit Penal për “Shpërdorim Detyre”;

49 punonjës janë konstatuar me shkelje ligjore dhe janë referuar në Komisionin e Disiplinës:

35 raste të ardhura nga burime të ndryshme informacioni, janë verfikuar dhe investiguar, por nuk janë regjistruar si çështje, pasi nuk përmbajnë dhe nuk plotësojnë elementët e nevojshëm për procedim të mëtejshëm.

Ndërsa numri i rasteve të denoncuara gjatë vitit 2018(63 raste) është më i ulët se viti paraardhës (113 raste), rezultatet e gjetjeve kanë një peshë tjetër:

Në vitin 2018 ka tre çështje të referuara në Prokurori, ndërsa vetëm 1 çështje në vitin 2017;

24 punonjës janë referuar në Komisionin e Disiplinës në 2017, ndërsa në 2018 janë referuar 49 punonjës të administratës;

Ne mbetemi të angazhuar për të përmirësuar standartet e shërbimit e të performancës, ndërsa e ftojmë publikun të bëhet pjesë e kësaj sfide duke denoncuar rastet e sjelljeve korruptive dhe abusive, që konstaton.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje të denonconi çdo rast të përfshirjes së punonjësve tanë në sjellje korruptive apo jo etike dhe në shkelje të ligjeve tatimore.

– Në numrin e telefonit 0800 14 14 ( gjatë orarit zyrtar të punës (08:00 – 16:30, nga e Hëna në të Enjte, dhe 08.00-14:00 ditën e Premte)

– Në adresën e postës elektronike: denoncime@tatime.gov.al/

– Në numrin e vënë në dispozicion për foto dhe video në Ëhatsapp dhe Viber: +355 69 70 73 733

– Në rrjetin social facebook Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Administrata tatimore garanton mbrojtjen e të dhënave të denoncuesit dhe ruajmë anonimatin e tij./i.h

Next Post
VIDEO/ “Russia Today” raporton për protestën e PD-LSI/ Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit

VIDEO/ “Russia Today” raporton për protestën e PD-LSI/ Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

Gjenden të braktisur prej ditësh 3 fëmijë të mitur, policia i shoqëron në spital. Fqinjët denoncuan rastin pasi dëgjuan të qarat

January 11, 2026
Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

Drejtësi përmes ligjit, apo politikë përmes drejtësisë

January 11, 2026
“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

“Nëna 90 vjeçe lidhur me litar e pa zjarr!” Dellora e vërteton me foto, i përgjërohet vëllait: Do të të paguaj, veç rri me të

January 11, 2026
Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

Fati në udhëkryq i nënës 90-vjeçare e të sëmurë/ E bija: Kur erdha nga SHBA e kam gjetur të lidhur me litar, pa ngrënë

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In