• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Tatimet sqarojnë pyetjet e qytetarëve dhe bizneseve për faljen e borxheve, kush përfiton dhe procedurat që duhen ndjekur!

by E B
09/06/2026 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata Tatimore publikoi një material, i cili informon qytetarët dhe bizneset lidhur me procesin e ligjit të faljes. Ky ligj mundëson fshirjen ose shuarjen e borxheve, që individët dhe bizneset kanë ndaj Tatimeve.

Përmes një pyetësori të detajuar, Tatimet japin përgjigje se cilët subjekte përfitojnë dhe çfarë procedurash duhen ndjekur për të përfituar.

Kush përfiton nga ky ligj?

Përfitojnë tatimpaguesit dhe subjektet e regjistruara në Administratën Tatimore (aktive, pasive ose të çregjistruara), sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Nuk përfitojnë tatimpaguesit që janë të dënuar me vendim të formës së prerë ose janë në hetim apo proces gjyqësor për vepra penale në fushën tatimore dhe/ose doganore, para ose gjatë zbatimit të ligjit.

Çfarë ndodh me tepricën kreditore?

Teprica kreditore përdoret automatikisht për shlyerjen e detyrimeve përpara aplikimit të faljes.

Cilat janë kategoritë e detyrimeve që përfitojnë nga fshirja/shuarja?

Detyrimet tatimore deri më 31 dhjetor 2014

Fshihen plotësisht detyrimet tatimore të papaguara deri më 31.12.2014, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat.

Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, nuk falet principali.

Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2015 – 31 dhjetor 2019

Për këtë periudhë parashikohet shuarje pjesore e detyrimeve:

Shuhet 50% e detyrimit kryesor, nëse pjesa e mbetur prej 50% paguhet njëherësh nga 10.06.2026 deri më 30.06.2026.

Shuhet 25% e detyrimit kryesor, nëse pjesa e mbetur prej 75% paguhet nga 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

Në të dy rastet, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen plotësisht.

Detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024

Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

A parashikohen falje të tjera?

Sipas ligjit nr. 86/2025, fshihen/shuhen gjithashtu:

Detyrimet tatimore dhe dënimet administrative për tatimpaguesit që rezultojnë të çregjistruar në QKB ose me vendim gjykate apo që janë të çregjistruar në Administratën Tatimore deri në datën 31.12.2024, përveç kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Dënimet administrative (gjobat) tatimore të llogaritura automatikisht nga sistemi për mosdeklarim në afat, deri në datën 31.12.2024, përfshirë edhe dënimet që lidhen me afatin e deklarimit të punësuarve.

Dënimet administrative (gjobat) për mosdeklarim në afat për deklarata të padorëzuara, që u përkasin periudhave deri në datën 31.12.2024, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2026.

Dënimet administrative (gjobat) për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare të aplikuara, të llogaritura deri në datën 31.12.2024.

Gjobat dhe interesat e gjeneruara në sistem nga ndryshimi i listëpagesave për periudhat e kaluara, që rrjedhin nga zbatimi i një akti ligjor apo nënligjor me efekt prapaveprues apo zbatimit të një vendimi gjykate të formës së prerë.

A përfshihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore?

Fshihen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat, sipas kushteve të ligjit.

A duhet të bëj aplikim apo falja është automatike?

Për detyrimet që fshihen plotësisht dhe pa kusht, procesi bëhet automatikisht nga Administrata Tatimore.

Për rastet me pagesë të kushtëzuar, përfitimi realizohet vetëm pas kryerjes së pagesës brenda afateve të përcaktuara.

Kur fillon afati i pagesës për përfitim?

Pagesa mund të kryhet nga data 10.06.2026, deri më:

sipas zgjedhjes së tatimpaguesit.

A përfitoj nëse jam në proces ankimi?

Nuk përfitojnë nga fshirja/shuarja tatimpaguesit që kanë detyrime tatimore për të cilat ka vendim gjyqësor të formës së prerë në favor të Administratës Tatimore për këto detyrime.

Në rastet e tjera, përfitimi bëhet vetëm nëse tatimpaguesi heq dorë nga ankimi administrativ ose gjyqësor, brenda afateve të përcaktuara në ligj.

Paraqitja e aktit nga ana e subjektit do të kryhet me kërkesë zyrtare pranë DRT-së përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026 përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.

Cili është afati i zbatimit të ligjit?

Ligji zbatohet për periudhën nga 01.01.2026 deri më 31.12.2026.

Çfarë ndodh nëse nuk përfitoj nga ligji?

Tatimpaguesi, i cili sipas një vendimi nuk përfiton nga fshirja/shuarja sipas këtij ligji, ka të drejtë të ankohet në gjykatën administrative, sipas legjislacionit në fuqi të fushës.

Next Post
Kryediplomati i Kinës kërkon rritjen e mirëkuptimit mes qytetërimeve nëpërmjet dialogut

Kryediplomati i Kinës kërkon rritjen e mirëkuptimit mes qytetërimeve nëpërmjet dialogut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

Juventus-Napoli, më shumë se ndeshje. Mund të vendosë të ardhmen e sezonit

November 1, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ilir Vrenozi, mendja më racionale e PD-së

November 1, 2026
Furtuna opozitare

Furtuna opozitare

November 1, 2026
Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

Rama prezanton platformën “Pasqyrë Albania”: Asnjë ankesë s’do të humbasë më në ‘oqeanin e burokracisë’

November 1, 2026
Kolegji Zgjedhor vendos më 13 gusht për ndarjen e mandatit në Tiranë të “Nisma-Shqipëria Bëhet”

Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!

November 1, 2026
Aksident i rëndë në Berat, makina bie në humnerë. Ja informacionet e para të policisë

Makina del nga rruga dhe bie në humnerë, gjendet një pistoletë pranë mjetit, ja për çfarë dyshohet

November 1, 2026
Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

Berisha: Me PD-në në pushtet, nafta sa në vendet fqinje dhe taksa e qarkullimit jashtë makinës

November 1, 2026
Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

Gjirokastër, finalizohet operacioni “Long Wait”. Arrestohen dy persona për trafikim emigrantësh

November 1, 2026
Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

Kremlini: Putin do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky, Rusia kërkon negociata trepalëshe

November 1, 2026
Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

Protesta dhe bllokime në Francë, nxënësit paralajmërojnë bojkotin e shkollave të mesme

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In