Të ardhurat nga tatime dhe doganat, përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT, për 6 mujorin e vitit 2016 u rriten me 8.2 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga ministria e Financave, të ardhurat për periudhën janar-qershor llogariten në vlerën 167.1 miliard lekë.
Referuar statistikave, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 12.7 miliardë lekë më të larta, krahasuar me 6 mujorin e vitit të kaluar. Në periudhën janar-qershor 2015 u mblodhën gjithsej nga tatimet dhe doganat, përfshirë kontributet 154.3 miliardë lekë.
BW/d.i.