• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tash, që po vjen Trump…

by Frrok Çupi
11/12/2024 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Ngjarja është e vërtetë, me pak ndreqje gjuhësore::

Po kthehesha në Tiranë, dje; nuk kisha pasur mundësi për lajmet e fundit. Rasti i mirë goma e makinës që më ra në rrugë.

-A nuk e dëgjove lajmin nga Anglia?- më pyeti gomisti.

Lajmi i fundit që paska ardhur nga Londra ra si gur dhe hapi rrathët e shpresës se ‘vjen Trump’ dhe e nxjerr gurin. Gjykata e Apelit në Londër e priti kërkesën e Sali Berishës siç pritet njeriu me zgjebe.

“Jashtë, jashtë!”, thërriti shtëpia që nuk e pranon infeksionin aq të rëndë dhe vendosi që ‘Sali Berishës as kërkesa nuk mund t’i pranohet në këtë shtëpi drejtësie”.

Apologjetët, disa xhuxhmaxhuxhë të kulturës dhe karakterit, këtë vendim e lexuan ndryshe: ‘Epo, Londra e bëri me qëllim që t’ia heqë titullin ‘non- grata’ doktor Berishës’.

-Londra do t’ia heqë non- gratën, por e bëri si lojë për ditën kur të vijë Trump. Vetë presidenti i zgjedhur i SHBA i ka thënë Londrës se ‘ tezakut tim dua t’ia heq me dorën time, më prisni sa të vij’.

Të gjithë të tijtë këtu rrotull nesh nisën këngë e valle dhe urra- të në facebook.

Të gjithë të tijtë kanë sajuar nga një marrëzi.

Marrëzia që më tregoi gomisti në rrugë është më e thjeshta:

-Pak më parë më vjen njëri nga ata. E njoha dhe i hapa muhabetin ‘si do të bëhet me Berishën’.

-Punë e mbarueme!- më tha.

Bëra sikur më dhembte fati i Berishës dhe sikur isha PD-ist:

-Po ç’e mbarumeme!…, këta presin sa të vijë data e gjyqit dhe mund të na e mbajnë në qeli.

-Kush more?- mu kthye i ardhuri.

-Po ja more, këta, mosmirënjohësit. Dumani, kjo Irena, kjo Gjoka… Harrova se Irena dhe Gjoka ishte e njëjta.

– Dumani, thua? Po nuk e di ti se Dumani është yni?! Dumani ka qenë me PD-në, harrove ti? I ka dhënë besën Doktorit se do ta nxjerrë shpejt, veç durim.

-Tyrbe stroufullah!,- mu dha e bëra dhe tjetrit iu mbush mendja se vërtet isha i tyre.

-Atëherë m’u hap politikisht:

-Edhe Donald Trump i kishte çue fjalë Berishës ‘më prit se do t’i fitoj zgjedhjet. Atëherë shihemi bashkë në fitore!

I kishte çue fjalë që ‘këtë kohë bëj ndonjë zhurmë, digj ndonjë karrige, shkruaj ndonjë letër, bëj ndonjë mashtrim…, se erdha.

-Tybe!?

-Po, pra, po ta them vetëm ty, se të tjerët nuk e dinë si unë. Ma ka thënë vetë Doktori me anë të së bijës që na vjen në protestë.

-Vallahi e vërtetë?!… po si mujti me ia çue fjalën Doktorit? Këta e mbajtën të izoluar, këta të kuqtë.

-Eeeh, sa mirë po i dinë punët dy të mëdhenjtë, bre vlla!- tha tjetri dhe foli pa e pyetur më tej.

“Ia ka sjellë fjalën bash me atë që nuk ta pret mendja- tha. Ia ka sjellë fjalën Berishës me anë të djalit të Sorosit. A nuk e mban mend që djali i Sorosit ishte muajin e kaluar në Tiranë? E, atëherë i ka kërkue leje Ramës: “Du me shkue pak poshtë ballkonit”. Ka shku e i ka çue fjalën e Trump.

-E ti po thua se s’ka gajle që këta e shajnë Sorosin si vetë djallin?

-Këta budallat i ka lënë vetë Berisha që të shajnë. Se është porosi nga Trump: “shaje Sorosin, që të mos na zbulojnë”.

Tek dëgjoje gomistin me bidedën e njeriut të afërt të Berishës, mendja të bëhej gomë e plasur. Pas kësaj mund të besosh edhe se  Londra e quan Berishën një njeri i rrezikshëm për qytetërimin, ‘bashkëpunëtor në krime, anëtar të grupimeve kriminale’, bash me qëllim që ta mbulojë deri ditën që do të vijë Donald Trump.

Hajde mos beso në atë frymë marrëzie ku plasin gomat dhe besohet mashtrimi global i Berishës. I shkreti Donad Trump që po e bëjnë ‘dordolec’.

Kohë marrëzie.

Next Post
Ja si duket Damasku i çliruar! Pamjet me dron tregojnë kryeqytetin sirian pas largimit të Assad-it

Ja si duket Damasku i çliruar! Pamjet me dron tregojnë kryeqytetin sirian pas largimit të Assad-it

Comments 1

  1. PRoShi says:
    2 years ago

    Leri të ëndërrojnë Frrok në budallëkun e tyre.
    Nuk i shëron dot. Natyra do bëjë të sajën një ditë. Pra dhe këta zëra të çmendur të shuhen në shkretëtirë.
    Shkrimi i arrirë . Urime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

U kap me katër pistoleta “Glock” rrugës për Sarandë, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit: Mendova se ishin lodra

August 6, 2026
Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

Aksident i trefishtë në rrugën Sarandë-Ksamil, turisti spanjoll transportohet tek Trauma

August 6, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

GJKKO fsheh Rregulloren Bani, për t’i shpëtuar anulimit të saj

August 6, 2026
Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, mbi 20 të plagosur, 3 në gjendje kritike

August 6, 2026
KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

KLGJ apo GJKKO? Apo të dy?

August 6, 2026
Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

Rama mbledh Qeverinë në Pogradec. Më 7 shtator mbahet Asambleja që mund të ndryshojë kabinetin

August 6, 2026
Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Alarm për bombë në stacionin e autobusëve në Prishtinë

August 6, 2026
Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

Vijon përhapja e zjarrit në Mallakastër, flakët drejt Vloshit, rikthehet ndërhyrja nga ajri

August 6, 2026
Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet

August 6, 2026
Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

Vijon beteja me flakët në fshatrat e Fierit, rinis operacioni nga ajri për shuarjen e zjarrit

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com