• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tarifat e studentëve më të lartat në Europë”, Berisha hap “thesin” e premtimeve për arsimtarët: Do të dyfishojmë rrogat!

by B K
29/01/2025 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike synon të dyfishojë rrogat e arsimtarëve dhe buxhetin për arsimin, duke e cilësuar reformimin e këtij sektori si një prioritet madhor. Gjatë një fjalimi, ai kritikoi tarifat e larta universitare në Shqipëri, duke i quajtur më të lartat në Europë në raport me pagat mesatare.

“Sot, tarifën më të lartë e kanë universitetet britanike dhe holandeze, por nëse krahasojmë pagat mesatare në këto vende me ato në Shqipëri, del se studentët tanë paguajnë më shtrenjtë. Kjo është një padrejtësi e madhe,” u shpreh Berisha.

Ai e cilësoi këtë situatë si pasojë të keqmenaxhimit dhe korrupsionit në sektorin e arsimit, duke theksuar se është e nevojshme një reformë e thellë. Berisha premtoi se transformimi i arsimit do të bazohet në dixhitalizimin e tij, përmes aplikimit të teknologjive më të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale dhe analizën e të dhënave të mëdha.

“U caktuan tarifat më të larta në Europë për universitetet, më të lartat. Sot, tarifën më të lartë e kanë universitetet britanike dhe holandeze, pas tyre. Po në qoftë se, proporcionojmë rrogat e qytetarëve të Britanisë së Madhe dhe të Mbretërisë së Holandës me rrogat e shqiptarëve, ju garantoj se tarifat e studentëve në Shqipëri dalin më të larta se të tyre. Dhe pa proporcionim, janë më të larta se të çdo vendi tjetër në Europë.

Ky ishte një vrapim drejt injorancës, drejt së shkuarës, drejt korrupsionit. Ishte një arritje e madhe, e jashtëzakonshme pranimi mbi procedura totalisht transparente. Përmbysën çdo gjë, por ne nuk duhet të rrimë.

Tani, të rreshtojmë librin e zi të arsimit që do shkruhet për ta. Por, ne duhet të paraqesim programin konkret real, me të cilin do të tranformojmë arsimin shqiptar. Në kohën e transformimit digjital, levë e Arkimedit për transformimin e arsimit tonë do të jetë transformimi digjital, aplikimi i të gjitha teknologjive më të reja. Vetëm në këtë mënyrë, vetëm duke e vendosur këtë sistem në orbitën e transformimit teknologjik, ne do e transformojmë atë me shpejtësi. Dhe kjo, përbën një inkurajim të madh për ne.

Se, kur e sheh ku kemi rënë, me të drejtë i thua vetes: si do dalim ne? Si do ngjitemi ne? Si do kapim ne kohën?

Asnjë rrugë tjetër dhe mundësi nuk ka, përveç transformimit digjital të sistemit tonë arsimor. Aplikimit, vendosjes së tij në shtyllat e teknologjisë së sotme më bashkëkohore.

Reve, të dhënave të mëdha, inteligjenca artificiale, internetit. Ndaj dhe ne, jemi shumë të inkurajuar nga këto zhvillime. Shqipërinë, absolutisht do ta shdnërrojmë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor.

Sigurisht, kjo kërkon investime. Por ne, jem itë vendosur të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Ne, jemi të vendosur të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve. Ne jemi të vendosur, pavarësisht nga çmimi, të aplikojmë dhe të zbatojmë teknologjitë më të fundit. Transformimi i arsimit tonë, do të bazohet në transformimin digjital të këtij sistemi, u shpreh Berisha.

Next Post
Aksident në aksin Lezhë-Laç, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagoset një grua

Aksident në aksin Lezhë-Laç, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagoset një grua

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Ky monstra e vicidolit,hape thaset e rrenave,e te mashtrimeve,kushe te beson ty me,o mashtrues i ndyre,je i neveriteshem per shqiptaret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

August 6, 2026
Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

August 6, 2026
Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

August 6, 2026
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
“Paketa e maleve” për turizmin, lehtësira në taksa për të nxitur investimet në zonat e pazhvilluara

Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

August 6, 2026
28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

August 6, 2026
Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com