• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tare pranë largimit nga Lazio, Juventus hidhet në sulm

by Java News
28/04/2023 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ardhmja e Igli Tares tek Lazio duket e pasigurt. Siç raportojnë mediat italiane, shqiptarit ende nuk i ka ardhur një ofertë zyrtare nga klubi kryeqytetas dhe për këtë po mendon seriozisht largimin nga bardhekaltërit.

Ndonëse kohët e fundit u përfol se ka patur një takim mes Tares dhe Presidentit Lotito, palët nuk kanë gjetur një gjuhë të përbashkët dhe me shumë gjasa, Tare do i japë lamtumirën Lazios në fund të këtij sezoni.

Menjëherë pas këtij lajmi, në Itali raportojnë se Juventus është hedhur në sulm për të rrëmbyer Taren. Pezullimi i ish-drejtuesve sportiv tek “Zonja e Vjetër” pas falsifikimit të dokumentave ka bërë që tek bardhezinjtë të mos humbin kohë dhe të kërkojnë për një menaxher të ri dhe emri më i përfolur është ai i 49-vjeçarit, ndonëse deri më tani nuk ka asnjë detaj më tepër.

Ndërkohë, edhe tek Lazio kanë emrat gati për zëvendësuesin e Tares. Që nga drejtori sportiv i Empolit, Pietro Accardi, deri te ish-drejtori sportiv i Beneventos, Pasquale Foggia. Kështu, nëse gjithçka konfirmohet, pas afro 14 vitesh Igli Tare duket se ka vendosur të ndajë rrugët me Lazion, ndonëse gjithmonë është konsideruar si një nga drejtorët sportivë më të suksesshëm në gjithë Italinë.

/s.f

Next Post
Banka e Shqipërisë: Inflacioni drejt stabilizimit, por do të ketë rritje të normës së interesit

Banka e Shqipërisë s'ndërhyn për euron: Tregu funksionon normalisht, nuk ka çrregullime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com