• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tallej me vaksinat në rrjetet sociale, amerikani 34-vjeçar humb jetën nga koronavirusi

by A R
27/07/2021 17:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë njerëz ngurrojnë ta marrin vaksinën e koronavirusit në SHBA, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve dhe stimujve që janë vendosur. Një nga këta shtetas amerikanë, të cilët nuk pranuan ta merrnin injeksionin, ka humbur jetën nga COVID-19 së fundi.

Çështja e tij është bërë shumë mediatike për shkak të kundërshtimit të hapur për t’u imunizuar me ilaçe të autorizuara. Bëhet fjalë për një burrë me banim në Kaliforni, i cili ishte pozicionuar qartë kundër vaksinave në rrjetet sociale.

Ky individ, i quajtur Stephen Harmon, vdiq në moshën 34-vjeçare më 21 korrik, pasi qëndroi i shtruar në spital një muaj për shkakun e sëmundjes. Harmon, i cili kishte pranuar në rrjetet sociale se ndër planet e tij nuk ishte të vaksinohej, u trajtua për pneumoni të zhvilluar për shkak të COVID-19 në Qendrën Rajonale Mjekësore të Corona, një spital i vendosur në periferi të Los Anxhelos.

“Unë kam 99 probleme, por vaksina nuk është njëri prej tyre”, – deklaronte ky njeri, anëtar i kishës Hillsong, në Twitter më 3 qershor. Me të njëjtën çështje ai kishte bërë shaka në raste të tjera, duke kundërshtuar vaksinat dhe vënë në dyshim besimin e qytetarëve te këshilltari kryesor i “Shtëpisë së Bardhë” në luftën kundër pandemisë, Anthony Fauci.

“Kur nuk mund t’i besoni Biblës, që nuk është produkt i njeriut, por iu besoni udhëzimeve të CDC / Fauci, sepse ato janë shkruar nga njeriu, nuk ka asnjë kuptim”, – shkroi Stephen Harmon në llogarinë e tij në Twitter, majin e kaluar.

Në ditët para vdekjes, Harmon tregoi luftën e tij kundër sëmundjes, që i dha fund jetës së tij, duke postuar foto në shtratin e spitalit. “Unë zgjedh t’i nënshtrohem intubimit, e kam luftuar këtë sëmundje aq sa mundem, por fatkeqësisht kam arritur një pikë vendimtare kritike, aq sa urrej ta bëj më këtë. Unë do të preferoja të isha vullnet sesa një urgjencë e detyruar”, –  shkroi ai në rrjetet sociale.

/a.r

Next Post
Ironia e Kreshnik Spahiut me opozitën: Këta meritojnë t’i lësh në dorë të Tires për 100 vjet

10 arsye urgjente pse shkrirja e PD dhe ndërtimi i një opozite të re është mision patriotik kombëtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

Aksident në aksin Fier-Libofshë, autoboti me qumësht përplaset me motorin, plagoset shoferi

November 8, 2026
Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In