• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

by Java News
25/09/2018 15:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paketa e re fiskale pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme taksash duke filluar që nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ndonëse drafti nuk është bërë publik, mesohet se ndryshimi kryesor është ulja e tatimit mbi dividentin. Aktualisht, norma e tatimit mbi dividentin është 15 për qind. Propozimi i qeverisë në paketën e re fiskale është që kjo taksë të zbresë në një nivel më të ulët.

Top Channel ka mësuar se aktualisht po shqyrtohen dy variante. I pari është ai që tatimi mbi dividentin të zbresë në 8 për qind, ndërsa varianti i dytë parashikon uljen e kësaj takse në shkallën 10 për qind. Varianti final pritet të zyrtarizohet nga vet kryeministri, gjatë ditëve në vijim kur paketa të bëhet publike.

Ulja e tatimit mbi dividentin lehtëson barrën e taksave, kryesisht për bizneset e mëdha. Por, qeveria e cilëson atë si një masë kompensuese, që pason uljen e taksave për biznesin e vogël, e cila u votua pak kohë më parë.

Përmes një pakete të miratuar në mes të këtij viti, por që hyn në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeveria e uli me tri herë tatimfitimin për bizneset e vogla dhe të mesme, me xhiro vjetore nga 8 deri në 14 milionë lekë në vit.

Për këto biznese, shkalla e tatimfitimit është 15 për qind. Por, sipas paketës së miratuar në mes të vitit, nga 1 janari i vitit të ardhshëm ai do të ulet në 5 për qind, një masë nga e cila sipas qeverisë përfitojnë mbi 10 mijë biznese të vogla dhe të mesme.

Të dyja lëvizjet e fundit përbëjnë një kthesë jo të vogël në politikën fiskale të qeverisë. Në vitin 2014, kur sapo erdhi në pushtet, Qeveria “Rama” rriti si tatimfitimin, ashtu dhe dividentin; nga 10 për qind që ishin në 15 për qind; ndërsa tani, të dyja këto taksa ulen gati në nivelet ku ishin.

Por, a është kjo një “mea culpa” dhe një pendesë për politikën tatimore të ndjekur deri më tani? Qeveria pretendon që jo. Sipas saj, në vitin 2014 rritja e taksave ishte e detyrueshme për të mos lejuar falimentimin e shtetit, ndërsa tani financat publike janë stabilizuar dhe buxheti ka mundësi për të lehtësuar barrën e biznesit. TCH

ma.me

Next Post
Nusja largohet me paratë e zarfeve, martesa përfundon në sherr

Nusja largohet me paratë e zarfeve, martesa përfundon në sherr

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pasdite në shkollën e notit…”

Humbi!

October 26, 2026
Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

Trump shpërthen ndaj Norvegjisë pas anashkalimit për çmimin Nobel: Vend i neveritshëm

October 26, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Analiza e “Financial Times”: Të paktën 69% e amerikanëve të shqetësuar për korrupsionin në administratën Trump!

October 26, 2026
Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

Policia portugeze zbraz kampin e protestës në Lisbonë, arrestohen 25 persona

October 26, 2026
Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

Valë sulmesh mbi infrastrukturën ukrainase, Zelensky vendos kushte për ndalimin e goditjeve ndaj rafinerive të Moskës

October 26, 2026
Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

Profili i njeriut të ditës! Kush është kardiologu që rrëzoi pushtetin 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiç

October 26, 2026
“LaCivita me pagesë, pa para s’vinte kurrë”, Gary Kokalari: 1 miliardë dollarë korrupsion i Berishës, pse s’vepron SPAK!

Gary Kokalari i shkruan ambsadorit Wendt! Kriza e Shqipërisë: Nevoja për udhëheqje dhe llogaridhënie të SHBA-së!

October 26, 2026
Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

Zgjedhjet në Brazil, Lula triumfon për herë të katërt, aleati i Trump nuk e pranon rezultatin!

October 26, 2026
I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

I majti i fundit tradicional nuk bie nga froni, Lula fiton garën në Brazil

October 26, 2026
Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In