• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TAKIMI ME RAMEN/ Çfarë përmban Deklarata që nënshkruan liderët shqiptarë të Maqedonisë

by Java News
30/12/2016 11:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deklarata e nënshkruar nga katër liderët shqiptarë – Ali Ahmeti i BDI-së, Bilall Kasami i Lëvzijes BESA, Ziadin Sela i Aleancës për shqiptarët, si dhe Fadil Zendeli i RDK-së dje pasdite në Tiranë gjate takimit te organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, permban mjaft elemente qe lidhen me qasjet per zgjidhjen e krizes ne Maqedoni.

“Duke respektuar vullnetin e lirë dhe demokratik të votuesve shqiptarë, në frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe nevojës për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga ndryshimet kushtetuese, të përcaktuar pa asnjë alternativë tjetër për integrim në NATO dhe në BE, biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe në çdo mandat tjetër pasues”, theksohet ne deklarate.

Deklarata të cilën e ka publikuar gazeta “Koha” e Shkupit parasheh pika të rëndësishme të shqiptarëve, të cilat patjetër do t’i dorëzohen mandatarit nga pala maqedonase në bisedime për formimin e Qeverisë.

“Arritja e barazisë së plotë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit, përfshirja e parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë, ku shqiptarët të njihen si popullsi shtet-formues, arritja e barazisë së plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi përdorimit të saj si e drejtë themelore, përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare (flamuri dhe stema)”, parasheh pika e parë e Deklaratës, për të cilën katër liderët shqiptarë kanë rënë dakord.

Buxheti dhe zhvillimi i barabartë i rajoneve të banuara me shqiptarë zënë vend të rëndësishëm në këtë Deklaratë, e cila në takimin e radhës pritet të firmoset edhe nga lideri i PDSH-së.

“Arritja e barazisë ekonomike dhe e mirëqenies shoqërore, sidomos nëpërmjet zhvillimit të barabartë rajonal, krijimi i një mekanizmi të ri në formën e një Komisioni shtetëror për financimin e komunave, për një vendimmarrje më të drejtë dhe miratimin me shumicën e dyfishtë për grantet qeveritare në përfitim të komunave…”, shkruan Deklarata.

Deklarata e firmosur parasheh gjithashtu themelimin e një Ministrie për Komunitetet, si organ përgjegjës për respektimin e të drejtave të komuniteteve dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror në zonat e defavorizuara. Veç kësaj, Deklarata obligon partitë shqiptare për përfaqësim të drejtë në organet e sigurisë-policisë dhe në ato të drejtësisë.

Gjithashtu, vend të rëndësishëm ka zënë edhe financimi i kulturës dhe aktiviteteve kulturore shqiptare, si në nivelin lokal, ashtu edhe në atë qendror. Madje, kërkohet edhe krijimi i një institucioni qendror për avancimin e gjuhëve të komuniteteve, i cili do të sigurojë përgatitjen e përkthyesve, redaktorëve dhe lektorëve. Deklarata përfshin edhe angazhimet për integrimin e shpejtë në NATO dhe në BE.

Me. Ar

Next Post
Për supersticiozët, ja ushqimet që sjellin ters në tryezën e vitit të ri

Tryeza e Vitit të Ri, këshillat e dietologes: Si të shmangni helmimet nga ushqimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In