Në një mesazh të shkurtër në Facebook, ai shprehet besimplotë se do të ecim më shpejt si me bashkëpunimin rajonal ashtu edhe me integrimin europian. “Ditë e mirë pune për rajonin e për Shqipërinë. Qoftë me bashkëpunimin rajonal qoftë me integrimin europian, do të ecim më shpejt. Për më shumë ekonomi dhe punësim,” shkruan Rama në FB.
Kryeministrat e shteteve të Ballkanit Perëndimor, ashtu siç ishte parashikaur, zhvilluan ditën e sotme një takim joformal në Durrës.
Përveç të zotit të shtëpisë, kryeministrit Edi Rama, në këtë tryezë moren pjesë edhe homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.











