• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimi i parë/ Presidenti Begaj pret ambasadoren Kim: Partneriteti ynë, shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit

by Java News
27/07/2022 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Bajram Begaj është takuar me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Në një postim Tëitter, Begaj shkruan se takimi i parë për të si president i Shqipërisë u zhvillua pikërisht me ambasadoren amerikane, çka i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm të miqësisë mes dy vendeve.

Ndër të tjera thotë se patneriteti i SHBA-së me Shqipërinë është i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit.

“Partneriteti i SHBA dhe Shqipërisë është shumë i çmuar në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i sotëm me Yuri Kim, i pari për mua si President i Republikës së Shqipërisë i hap rrugë angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. Shqipëria dhe SHBA krah për krah”, shkruan Begaj.

Më 24 korrik, Begaj mori detyrën dhe tha prioritetet e tij në mandatin 5-vjecar do të jenë uniteti politik dhe njerëzor, siguria kombëtare, rrugëtimi drejt BE dhe roli i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Begaj shtoi se po e merr këtë përgjegjësi në një moment historik dhe misionin e ri që i është besuar do ta kryejë mbi palët e nuk do të qëndrojë neutral ndaj asnjërit që vendos interesat politike përpara interesit të Kombit.  Fjalët e tij të para si president, Bajram Begaj ia kushtoi luftës në Ukrainë, e më pas rrugës së pakthyeshme drejt integrimit. Një mesazh e pati edhe për qeverinë dhe opozitën, ndërsa paralajmëroi 0 tolerancë ndaj kujtdo që vë interesat e tij para atyre të kombit.

Teksa renditi objektivat e tij në marrjen e detyrës si President, Bajram Begaj tha se u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës e ligjeve të vendit, për të respektuar të drejtat dhe liritë e shtetasve, për të mbrojtur Pavarësinë e Republikës së Shqipërisë dhe për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm dhe përparimit të Popullit Shqiptar. Presidenti Begaj tha se do të jetë shërbëtori i popullit të tij dhe do të mbështesë rrugëtimin euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës, e kudo ata ndodhen.

Në postin e kreut të shtetit, Bajram Begaj zëvendëson Ilir Metën. Bajram Begaj, mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim)./m.j

Next Post
Ilir Meta me dy mbiemra: A e mbajti mbiemrin jo zyrtar për të fshehur të shkuarën në ish Sigurimin e Shtetit?

Ilir Meta me dy mbiemra: A e mbajti mbiemrin jo zyrtar për të fshehur të shkuarën në ish Sigurimin e Shtetit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com