Zyra e Presidentit Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën.
“Politikanët kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat”, tha zyra e tij.
Nderkohe Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për sigurinë e delegacionit ukrainas gjatë udhëtimit të tyre.
“Aleksander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi do të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, takimit dhe kthimit të delegacionit ukrainas”.