• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kadilli flet për goditjen që do marrë Berisha: Primaret janë një teatër, do humbasë zgjedhjet dhe do mbajë PD-në

by B K
04/02/2025 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Fatbardh Kadilli i quan teatër Primaret e Sali Berishës në Partinë Demokratike. Një falsitet që sipas tij nuk e ndryshon realitetin e sondazheve, humbjen e qartë të opozitës në gjendjen që është aktualisht, në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Por duke folur për Report TV, në “Studio Live”, ai parashikon se edhe pse do humbasë, Berisha nuk do e lëshojë PD-në. Kurse për partitë e reja politike të sapokrijuara, kujton se kanë një problem madhor, “delirin e madhështisë së kryetarëve të tyre”, që tani “zihen për mikrofonin dhe radhën e të folurit”.

“Këto Primare nuk përcaktojnë se kush do jetë deputet, por janë falsitet për të legjitimuar pjesëmarrjen në zgjedhje, nga e cila zoti Berisha do bëjë listën përfundimtare. Është gënjeshtër kush thotë se janë Primare, nuk janë. Protestat janë pozitive dhe unë i mbështes dhe i kam mbështetur. Por nuk duhet fokusuar vetëm te protesta. Primaret janë teatër i Berishës dhe ai do bëjë listën që do. Por protestat bëhen vetëm për një qëllim, për të krijuar entuziazëm fals dhe mbuluar të vërtetën. PD ka dalë nga misioni i opozitës. Denoncimin e bën dhe media dhe opozita nuk duhet të mjaftohet vetëm aty. Nuk duhet të mjaftohet vetëm te premtimet, por edhe te alternativa. Apo opozita që zihet me njëra-tjetrën, partitë e vogla që zihen për mikrofonin”, thotë Kadilli.

Ish-deputeti mendon se Berisha tashmë e ka mbaruar misionin e tij, ka dështuar dhe se do i humbasë zgjedhjet, por e parashikon se edhe pse do humbasë më 11 Maj nuk do e lëshojë PD-në.

“Nuk sjellin asgjë të re, as me protestë dhe as me zgjedhjet në parti. Berisha ka dështuar me protestat, pjesëmarrja e ulët dhe vijon e ulet më tej. Ia la partinë Bashës si ato rrapat e vjetra, që dikur lihej fëmija aty dhe pastaj vinte e merrte babai. Këto janë mashtrime të rënda dhe dështim. Duket që te sllogani, “është radha jonë”. Çfarë do të thotë kjo? Pasi e vodhën socialistët, tani e kanë radhën për të vjedhur demokratët? Berisha tradhtoi opozitarizmin. Berisha do i humbasë zgjedhjet dhe do mbetet kryetar i PD”, thotë ai.

Më tej apelon vetëm për bashkim nëpërmjet ndryshimit të lidershipit. Vetëm bashkimi i të gjithë opozitës, përfshi edhe partitë e vogla, mund të krijojë një realitet të ri.

“Besimi se duke mos ndryshuar opozitën do rrëzoni Ramën, është falsitet. Ndaj them që të ndryshojë opozita, një opozitë e bashkuar. Nga Arlind Qori dhe deri te lidershipi i PD. Por realiteti është se ka tre realitete opozitare: PD, partitë e vogla të vjetra opozitare dhe mozaiku i partive të vogla e të reja, kopjo e të keqes, kryetarë partie që zihen për mikrofonin dhe dalin e debatojnë me njëri-tjetrin, kur debatin e kanë me Ramën. Por egoja, deliri i ka mbytur, edhe vetëkënaqësia, sëmundje e vjetër politike. Por këta e dinë se s’janë në lojë dhe shpresojnë se do hyjnë, thonë hajde ta provojmë, ambicie për karrierën e tyre. Ndaj e quaj tradhti të misionit opozitar. PD është e braktisur, më larg se kurrë qytetarëve, më larg se kurrë opozitarëve. Gjithmonë e kam thënë dhe e them për të mirën e PD dhe opozitës, duhet bashkim, madje edhe Basha e Berisha të bashkoheshin kohë më parë, por po shohim se Basha po bën parti, e bëri edhe me zotin Alibeaj”, analizon ai në Report TV.

Edhe pse është pesimist, Kadilli beson se po të bashkohen, ka kohë për të ndryshuar gjendjen, vetëm nëpërmjet bashkimit të faksioneve.

“Ka mbetur fare pak kohë, por përsëri ka mundësi për bashkim. Bashkimi nuk bëhet duke iu nënshtruar Berishës, por me modelim të ri. Unë jam për një bashkim të këtyre fraksioneve opozitare në një, të heqin nga vetja për të mirën e opozitës. Të ndryshojmë vendin dhe të mos e lëmë në dorë të Edi Ramës”, përfundon ish-deputeti.

Next Post
Vala e tërmeteve në Santorini, sizmiologu grek: Ja kur mund të shpërthejë vullkani

Vala e tërmeteve në Santorini, sizmiologu grek: Ja kur mund të shpërthejë vullkani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria zbulon planin për zhvillimin ekonomik, Ibrahimaj: Synojmë që të gjitha bashkitë të ecin me të njëjtin ritëm

Qeveria zbulon planin për zhvillimin ekonomik, Ibrahimaj: Synojmë që të gjitha bashkitë të ecin me të njëjtin ritëm

July 10, 2026
Alarm nga AKSK, kujdes nga SMS-të dhe email-et mashtruese që përdorin emrin e bankave dhe Postës Shqiptare

Alarm nga AKSK, kujdes nga SMS-të dhe email-et mashtruese që përdorin emrin e bankave dhe Postës Shqiptare

July 10, 2026
KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

KLGJ merr vendimin, rrëzohen kërkesat e ish-anëtarëve të Vettingut për t’u bërë gjyqtarë të Apelit

July 10, 2026
Ministri zbulon kur pritet të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë dhe çfarë do të diskutohet

Ministri zbulon kur pritet të mbahet Samiti i NATO-s në Tiranë dhe çfarë do të diskutohet

July 10, 2026
Zelensky zbulon prapaskenën tronditëse: Kina ndaloi Rusinë të përdorte armët bërthamore në Ukrainë

Zelensky zbulon prapaskenën tronditëse: Kina ndaloi Rusinë të përdorte armët bërthamore në Ukrainë

July 10, 2026
Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

Alarmi për sulmet me review ndaj bizneseve, eksperti: Po dëmtohet imazhi i turizmit shqiptar

July 10, 2026
Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

Sigurimet shoqërore regjistrojnë rritje, mbi 31 mijë kontribues të rinj dhe 18 miliardë lekë më shumë të ardhura

July 10, 2026
Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen

Ambasada e SHBA u bën thirrje shqiptarëve: Mos përdorni vizën turistike për të lindur në Amerikë, mund të mos u rinovohet në të ardhmen

July 10, 2026
“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

“Ka rrezik dekonspirimi”, ish-deputeti i PS kërkon forcimin e BKH me zyra në qarqet problematike

July 10, 2026
Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme! Karburantet shtrenjtohen, çmimi i naftës rritet deri 12 lekë/l

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In