• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Takimet me Alibeajn? Kim: Njohim ata që njeh ligji! Asnjë zyrtar i SHBA nuk do takohet me një non grata

by A R
30/09/2022 08:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në intervistën e saj për Opinion, ambasadorja amerikane Yuri Kim foli edhe për marrëdhënien me Partinë Demokratike. Ajo tha se “për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji”, duke iu referuar takimeve me Enkelejd Alibeajn. Ambasadorja po ashtu shprehet se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për të apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë.

Blendi Fevziu: Gjithashtu, dua t’ju pyes për marrëdhënien tuaj me Partinë Demokratike. Ju gjithnjë mbështesni një anë, Partinë Demokratike në Parlament, dhe me mbështetjen e Parlamentit, dhe në anën tjetër është Partia Demokratike, le të themi, e udhëhequr nga Sali Berisha. Problemi është se ju mbështesni këtë grup në Parlament. Por ky grup duket se ka dobësi në mbështetjen e bazës, dhe ana tjetër, grupi i cili ka më shumë mbështetje nga baza, ata nuk mbështeten nga ju.

Ambasadorja Kim: Nuk do të…

Blendi Fevziu:  Është një test matematike…

Ambasadorja Kim: Nuk është garë popullariteti për ne. Për ne ka të bëjë me shtetin ligjor. Ne u takuam me Z. Alibeaj në detyrën e tij si kryetar i grupit parlamentar dhe si kryetar në detyrë i Partisë Demokratike. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të jemi të qartë mbi shtetin ligjor. Nuk mund thjesht të shkosh në anën e atij që ka më shumë pushtet. Do të ishte paligjshmëri.

Blendi Fevziu: Më shumë mbështetës…

Ambasadorja Kim: Mendoj se kjo është e diskutueshme por, sidoqoftë, e kuptoj çfarë doni të thoni. Për ne, si institucion, për mua si përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit, unë takohem me njerëzit që njihen nga ligji. Këtë do të vazhdoj të bëj. Mund t’ju them se në asnjë moment nuk do të jetë e mundur për mua apo për ndonjë zyrtar të Shteteve të Bashkuara që të takohet me dikë që të përcaktuar nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor apo për minimin e demokracisë. Kjo nuk do të ndodhë.

Blendi Fevziu: Nuk po flas për Zotin Berisha, por edhe për njerëzit e tjerë që janë mbështetës dhe janë në anën e tij të Partisë Demokratike. A keni marrëdhënie me këta njerëz?

Ambasadorja Kim: Ne flasim me persona të ndryshëm.

/a.r

Next Post

Deklarata e fortë e kreut të 'Dosjeve': 78 personalitete kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit dhe vijojnë punën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim, GJKKO liron Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

September 21, 2026

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

September 21, 2026
Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

September 21, 2026
Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

September 21, 2026

Berisha del nga SPAK dhe akuzon kryeministrin: Rama vijon të vjedhë qytetarët…

September 21, 2026
Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

September 21, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

September 21, 2026
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

September 21, 2026
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues

Mblidhet Komiteti Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, PD: Do të ngremë shqetësimet për korrupsionin dhe integrimin

September 21, 2026
Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

Snoop Dogg: Kam mundësinë ta rikthej në jetë nënën dhe vëllain tim

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com