• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Takim me disa pikëpyetje i Tsiprasit në Turqi

by Java News
05/02/2019 09:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizitë në fushë të minuar? Kreu i qeverisë greke, Aleksis Tsipras viziton sot Turqinë dhe takohet me presidentin Erdogan. Shumë grekë janë skeptikë për këtë vizitë.

“Vizitë në fushë të minuar” kështu e titullon gazeta e Athinës, Ta Nea vizitën e kryeministrit Tsipras në Turqi. “Një aventurë turke” shkruan portali online In.Gr. Të martën kryeministri grek, Aleksis Tsipras takohet me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan në Ankara. Pas këtij takimi kryeministri grek shkon në Stamboll për një bisedë më patriarkun ortodoks, Bartolomeun I. Në dhjetor të vitit 2017 ishte Erdogani në Athinë – si presidenti i parë turk pas 65 vitesh që i dedikoi një vizitë fqinjit. Shenja të qarta të afrimit?

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos beson tek kjo. “Të dyja palët do të punojnë në mënyrë konstruktive, me qëllim që të gjejmë zgjidhje për problemet tona bilaterale”, tha ai në një konferencë shtypi.

Vizita vetëm për të biseduar?

Por jo të gjithë e ndajnë këtë optimizëm. Angelos Syrigos, profesor për studimet europiane në Universitetin Panteion të Athinës nuk sheh asnjë arsye konkrete për këtë vizitë. Duket se mes Athinës e Ankarasë është e rëndësishme të ruhet komunikimi, thotë ai për Deutsche Wellen. Por nga ana tjetër: “kush fillon një vizitë vetëm për hir të komunikimit, rrezikon të konfrontohet me axhendën e mikpritësit”, paralajmëron politologu.

Grekët ndjehen të kërcënuar prej pretendimeve territoriale të Turqisë në Detin Egje. Tensione sjell edhe situata e pakicës turke në Traki, që sipas pikëpamjes greke nuk është turke, por “myslimane”, sepse nuk identifikohet me simbole etnike. Ankaraja kërkon që kjo pakicë të zgjedhë vetë myftiun e saj. Politologu Syrigos beson se Erdogan do ta prekë këtë temë në takim. Por “Athina nga ana e saj do të kujtojë, se myftiu nuk ushtron vetëm funksione fetare, por edhe atë të gjykatësit, prandaj për arsye kushtetuese nuk mund të zgjidhet drejtpërdrejt.

Impulse të reja pas zgjidhjes së konfliktit me Maqedoninë?

Megjithatë Tsipras dhe Erdogan kanë një problem më pak kësaj here: Ministria e Jashtme turke e përshëndet zgjidhjen e konfliktit për çështjen e emrit me Maqedoninë. Së fundmi Tsipras ka bërë një deklaratë që ka zgjuar vëmendjen e opinionit. Pas zgjidhjes me kompromis për çështjen e emrit, mund të marrin impulse të reja përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së Qipros. Këtë Tsipras e deklaroi pas një takimi me presidentin qipriot, Nikos Anastasiadis në Nikosia. Por politologu Syrigos dyshon, nëse mund të fillojnë bisedime serioze për Qipron. “Prej dekadash pozicioni i Athinës është se nuk bëhet fjalë këtu për negociata mes Greqisë dhe Turqisë, por mes Qipros dhe Turqisë. E kjo do të mbetet kështu, edhe pse Republika e Qipros nuk njihet nga Turqia”, thotë Syrigos.

Terroristë apo qytetarë të kërcënuar?

Një grindje të re mes Athinës dhe Ankarasë ka sjellë edhe çështja e tetë oficerëve turq, që pas përpjekjes për puç ushtarak në vitin 2016 u arratisën në Greqi. “Ne do t’i kapim, do të t’i sjellim në Turqi dhe do t’ia  dorëzojmë drejtësisë turke”, kërcënoi zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag para një viti. Erdogan kërkon ekstradimin e oficerëve me arsyetimin, se ata janë terroristë dhe bashkëpërgjegjës për puçin. Por Gjykata e Lartë e Greqisë e ka refuzuar ekstradimin. Sipas mediave, Erdogan do ta prekë këtë temë të martën. Me shqetësim u regjistrua në Athinë një vendim i fundit i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Turqi. Aty thuhet se “është e papranueshme, që disa vende nuk dorëzojnë anëtarë të arratisur të organizatave terroriste”.

Projektet energjitike temë diskutimi

Tensione të reja, por edhe shanse sjellin projektet energjitike në pjesën lindore të Mesdheut. Pika kryesore – nxjerrja e gazit nga brigjet e Qipros. Pas provave të një koncerni amerikan Noble Energy aty u gjetën fusha me gaz. Sot në këtë rajon janë aktivë gjigandë energjitikë nga Franca, Italia dhe SHBA. Synohet një bashkëpunim energjitik mes Greqisë, Egjiptit dhe Qipros, e në këtë mes Qiproja do të merrte një rol kryesor.

Por Turqia e kundërshton ashpër këtë, për shkak se ajo nuk e njeh Qipron dhe nga ana tjetër i trembet rrjedhjes së të ardhurave vetëm tek pjesa greke e ishullit dhe ajo edhe tek ajo turke. Aleksandros Lagakos, studiues në Institutin “Greek Energy Forum” thotë se retorika turke nuk duhet kuptuar 100% ashtu siç publikohet. Aktualisht nxjerrja e gazit në jug të Qipros po ecën përpara, thotë për DW eksperti për energjinë. Pengesa ka vetëm tek ato ujëra, që nga turqit shihen si “zona ekskluzive ekonomike”. Por ka edhe një lajm të mirë. “Së fundmi një firmë greke private ka arritur të negociojë një marrëveshje për furnizime të drejtëpërdrejta me gaz nga Turqia.” Kjo mund të jetë shpresëdhënëse për të ardhmen. Greqia dhe Turqia janë afruar edhe përmes gazsjellësit në Aleksandropoli. /DW

/a.meta

Next Post
Shokuese, babai vret foshnjën 11-muajshe LIVE në Facebook, tronditet rrjeti gjigand

Shokuese, babai vret foshnjën 11-muajshe LIVE në Facebook, tronditet rrjeti gjigand

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

A mund ta bëjnë Xi Jinping dhe Modi atë që nuk e bëri Trump? Rusia hap derën për negociata

September 14, 2026
Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

Eurodeputetja Salis, nga protesta në Tiranë te sekuestroja e llogarisë: 300 mijë euro dëmshpërblim dhe 7 mijë euro borxh

September 14, 2026
Ali Ahmeti letër Ramës dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, BE dhe SHBA: Po rrezikohet Marrëveshja e Ohrit!

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së | Ali Ahmeti: Një vendim jo i drejtë mund të çojë në ndryshimin e rrjedhave

September 14, 2026
VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

VIDEO / Doli nga burgu me leje, dalin detaje dhe pamje nga ngjarja ku u përfshi Alket Rizai

September 14, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

Viti i ri shkollor, Rama uron nxënësit dhe mësuesit: Shkolla me standarde të reja infrastrukturore

September 14, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Magjistratët na treguan se problemi i Shqipërisë janë vetë ata. Rama e dinte!

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com