• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Shokuese, babai vret foshnjën 11-muajshe LIVE në Facebook, tronditet rrjeti gjigand

by Java News
05/02/2019 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, është vënë nën presion të shtuar së fundmi pasi një burrë nga Tailanda transmetoi “live” videon ku vriste të bijën 11-muajshe. 20-vjeçari Wuttisan Wongtalay filmoi vrasjen e të bijës në çatinë e një hoteli në dy videoklipe, të cilët u transmetuan në “Facebook Live”, para se të kryente edhe vetëvrasjen, tha policia tajlandeze të martën.

Të afërmit i panë pamjet e tmerrshme mbrëmjen e të hënës dhe alarmuan policinë, e cila nuk arriti ta shpëtojnë as babanë as të bijën. Dy klipet e vrasjes ishin të aksesueshme më pas në Facebook për pothuajse 24 orë, para se të hiqeshin në orën 17:00 me orën lokale të martën.

Videoja e parë ishte parë 112 000 herë deri mesditën e të martës, ndërsa videoja e dytë u pa 258 000 herë. Ato po ashtu u ngarkuan në YouTube nga persona të tjerë, por kompania i hoqi brenda 15 minutash.

Sipas policisë, i riu nga Tajlanda kishte paranojën se e shoqja po e braktiste dhe nuk e dashuronte. Një zëdhënës i Facebook-ut tha se “ky është një incident i tmerrshëm dhe ndjenjat tona janë me familjen e viktimës. Absolutisht nuk ka vend për përmbajtje të tilla në Facebook dhe videot tashmë janë hequr.”

Videot u hoqën nga Facebooku pasi një ministri tajlandeze kontaktoi me rrjetin social pas kërkesës së policisë. Kjo nuk është hera e parë që shërbimi i videove të Facebook-ut ka transmetuar materiale të tilla.

Në muajin janar është transmëtuar “live” sulmi brutal dhe turturimi i një burri në SHBA. Në muajin mars, një 15-vjeçare nga Çikago u sulmua seksualisht nga pesë apo gjashtë burra, sulm i cili u transmetua live në Facebook.

Në muajin prill, një vrasës në Cleveland, SHBA, transmetoi vrasjen e një 74-vjeçari. Autori i krimit u gjet i vdekur disa ditë më vonë. Të martën një gjykatë në Suedi burgosi tre burra për përdhunimin “live” në Facebook të një gruaje në qytetin e Uppsalas.

Të gjithë këto raste kanë rritur presionin mbi kompaninë gjigante. Facebook tha se po rishikonte mënyrën se si monitoronte përmbajtjet e dhunshme pas incidentit në Cleveland. Ndërsa javën e kaluar, Mark Zuckerberg, tha se kompania do të bënte gjithçka mundte për të parandaluar publikimin e përmbajtjeve të pakëndshme në rrjet shkruan tvklan.

“Facebook Live” i jep mundësinë çdo personi me një smartphone të transmetojë video direkt në Facebook. Facebook po përpiqet të mundë konkurrentët e Twitterit dhe YouTube-it me këtë veçori, por deri më tani i ka hapur shumë telashe kompanisë pasi është praktikisht shumë e vështirë të kontrollohet se çfarë poston on-line në kohë reale një numër kaq i madh përdoruesish. Facebook ka 1.86 miliardë përdorues aktivë në muaj, nga të cilët 1.74 janë përdorues nga celularët.

/a.meta

Next Post
Tragjedi në Britani, 4 fëmijë humbin jetën brenda një shtëpie të përfshirë nga flakët

Tragjedi në Britani, 4 fëmijë humbin jetën brenda një shtëpie të përfshirë nga flakët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

Marine Le Pen rikthehet në skenë: “Beteja e Francës” nis me sulme ndaj Macronit

September 14, 2026
Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

Protestuesit bllokojnë rrugët në ditën e parë të shkollës! Qindra nxënës në trafik për minuta me radhë

September 14, 2026
“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

“Ka bombë në shkollë”/ Telefonata alarmon Tiranën, Antiterrori prangos autorin pas kontrolleve

September 14, 2026
Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

Begaj uron nxënësit: Shkolla s’është thjesht një vend ku marrim dije, por vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi

September 14, 2026
Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

Bill Clinton tregon pse CIA i tha të mos e vrisnin Bin Ladenin para 11 Shtatorit

September 14, 2026
Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

Nisja e vitit shkollor 2026-2027, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë

September 14, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

Rikthehen në GJKKO dosjet “e bujshme”, sot seancat për Berishën dhe Metën

September 14, 2026
Gjirokastër, të huajt blejnë shtëpi në zonën muzeale

Shqipëria, mes 10 destinacioneve më të preferuara jashtë BE-së nga rezidentët europianë

September 14, 2026
Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

Pse Kim-i i Shkupit kundërshton muzeun hebre të Vlorës?

September 14, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 14 shtator 2026: Dashi hap derën për një njohje të re

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com