• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Takim Greqi-BE në Bruksel

by
03/06/2015 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri grek Alexis Tsipras pritet të takohet me Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker sot në mbrëmje në Bruksel. Para takimit zoti Tsipras u bëri thirrje kreditorëve ndërkombëtarë të vendit që të jenë realistë dhe të luajnë rolin e tyre për të arritur një marrëveshje që do t’u jepte fund spekullimeve për largimin e vendit të tij nga Eurozona. Megjithatë Komisioni Evropian thotë se nga takimi i sotëm nuk pritet ndonjë marrëveshje.

Komisioneri Juncker e ka ftuar kryeministrin Tsipras për të diskutuar ecurinë e negociatave mes Greqisë dhe partnerëve ndërkombëtarë, sipas komisionit.

“Puna intensive vazhdon në të gjitha nivelet për një marrëveshje që të pasojë programin aktual. Sot nuk presim ndonjë rezultat përfundimtar. Ky është një diskutim i parë, jo përfundimtar”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.

Zoti Schinas tha se ky është një moment i rëndësishëm, pasi janë krijuar kushtet që do ta lejonin Eurogrupin që vinte në fazën e një diskutimi përfudimtar.

Por kryeministri grek Tsipras tha para takimit se qeveria greke e ka dorëzuar zyrtarisht propozimin “për një kompromis me përfitim reciprok” dhe se synimi i vizitës së tij në Bruksel ishte për të diskutuar këtë propozim dhe për t’i dhënë fund bllokimit nga huadhënësit.

“Do t’i shpjegoj zotit Juncker se sot më shumë se kurrë është e nevojshme që institucionet dhe kryesisht udhëheqësit politikë të Evropës, të përqafojnë realizmin që ka dëshmuar pala greke gjatë tre muajve të fundit, duke negociuar të drejtat e popullit grek për të mirën e një Evrope të bashkuar, që sot është më e nevojshme se kurrë më parë”.

Ai shtoi se deri sot, pala greke nuk ka marrë asnjë koment për propozimin  apo për dokumenta të tjera nga ana a partnerëve ndërkombëtarë.

Greqia nuk ka marrë fonde nga kreditorët e saj kryesorë, FMN-ja, Banka Qendrore Evropiane dhe vendet e Eurozonës që nga gushti i kaluar.

Më 5 qershor, ajo duhet t’i kthejë FMN-së 300 milionë Euro, por zëdhënësi i grupit parlamentar të Syrizës tha sot se ky afat do të skadojë pa pagesë, nëse nuk ka një perspektivë për një marrëveshje ndihmash në këmbim të reformave me kreditorët.

Next Post

Aksident në Tepelenë, vdes shoferi i kamionit, plagosen 6 të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com