• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tahirin do e arrestonin në 2016″/ Artan Hoxha tregon prapaskenat: Mua më shoqëruan ‘LIVE’ nga…

by Java News
08/02/2022 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Artan Hoxha, ishte i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për dënimin me burg të Saimir Tahirit. Ai tha se ky dënim u bë për të kënaqur interesa politike dhe diplomatike të momentit.

“Të dënosh ministrin e brendshëm, me atë dosje, është ku thërrët qameti. Na intereson të ndëshkojmë fenomenin që i kushtoi shtrenjtë Shqipërisë, sesa të merremi me atë që tha avokati, të kënaqim disa interesa politike dhe diplomatike të momentit”, tha Hoxha.

Hoxha tregoi edhe një rast tjetër në vitin 2016, kur kërkohej arrestimi i Tahirit në flagrancë dhe u tentua duke përdorur ndalimin e gazetarit pas daljes nga një emision televiziv.

Artan Hoxha: Unë që në momentin kur ka filluar kjo histori, nga nëntori 2017, duke patur parasysh mbi cfarë rrethanash e nisi prokuroria e krimeve të rënda në atë kohë dhe cilët prokurorë e morën përsipër, kam patur qëndrim që Saimir Tahiri do të bëhet kokë turku dhe do të dënohet, sepse pas kësaj historie, në atë kohë kishte dyshime që qëndronin aleatët tanë, SHBA-të.

Qëndrimi që kishte mbajtur ambasadori i SHBA-ve, diskursi që kishin ndjekur, kontaktet që ata kishin mbajtur, kam patur bindjen… Kam folur të nesërmen me zotin Tahiri se e pashë edhe të mërzitur, i kam thënë Saimir do të dënohesh sepse duhet të dënohesh.

Përse e kisha këtë bindje?

Së pari, kjo dosje me të cilën u dënua Tahiri, është një dosje copë copë. Për të fundosur Tahirin, që ishte ministri më i fuqishëm, krahu i djathtë i Ramës, njeriu që nuk ishte kollaj të përplaseshe me Tahirin. Ishte njeriu që futi në probleme të mëdha koalicionin atëherë, me ministrat, që po na përgjon Tahiri. Ai u bë problematik edhe me të majtët. Kujtoj rastin e avionit në Ishëm, 15 shtator 2016. Jam shoqëruar live nga studio e “Opinion”, sepse u synua që të hapeshin telefonat e mi dhe të arrestohej Tahiri në flagrancë.

Unë kam qenë në zyrën e kryeprokurorit për krime të rënda, nuk më ishte komunikuar pse isha aty. Pa më thënë gjë fare, vjen një oficer dhe thotë ndizni televizorin. Shoh që PD ka dalë në konferencë dhe thoshte gazetari është arrestuar sepse Saimir Tahiri, ka dekonspiruar hetimet për avionin në Ishëm. I them prokurorit, zotëri cfarë thotë ky? Ti nuk më ke thënë akoma se për çfarë më ke marrë. Nga e di ky për cfarë më ke marrë mua?

I kam thënë ja ku i ke telefonat, nuk i hap. I thashe nuk kemi çfarë sqarojmë, sepse ti sot kërkon të arrestosh Saimir Tahirin. Unë po të them që edhe Flamur Noka po të jetë, ti nuk e arreston dot duke më përdorur mua. I thashe ke tabulatet. Unë kisha deklaruar publikisht, që piloti që ra në Ishëm, u tha që ka ardhur të marrë 200kg kanabis dhe për të përuruar pistën. Për fat e kisha informacionin pasdite, kisha folur edhe me njërëz të opozitës, punonjës të policië.

Cfarë ndodhi?

Ata ishin të bindur që do hapnin telefonat dhe do të arrestohej Tahiri. Synohej arrestimi në flagrancë. Këtë informacion që unë e publikova, e kisha marrë se piloti kishte dëshmuar para një përkthyesi dhe oficerit të policisë gjyqësore. Që në atë rast, u pa që u tentua të arrestohej Tahiri.

Vijmë te 2017, nëse kujtoni, Tahiri u tha se u dorehoq. Ai nuk dha dorëhqjen, por u detyrua Rama të heqë edhe tre ministra të tjerë, që të mos iktë Saimir vetëm. Pra ka ikur Beqja, Klosi dhe Çuçi, për ta justifikuar largimi i Tahirit. Në fushatë, Tahiri drejtoi fushatën e Tiranës, mori 18 mandate PS. Në tetor filloi procesi ndaj Tahirit.

***

Të dënosh ministrin e brendshëm, me atë dosje, është ku thërret qameti. Na intereson të ndëshkojmë fenomenin që i kushtoi shtrenjt Shqipërisë, sesa të mërremi me atë që tha avokati, të kënaqim disa interesa politike dhe diplomatike të momentit.

Next Post
Reshje të dendura dëbore në qarkun e Dibrës/ Ja rrugët ku drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin zinxhirë

Reshje të dendura dëbore në qarkun e Dibrës/ Ja rrugët ku drejtuesit e mjeteve duhet të përdorin zinxhirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
PD kërkoi Komision Parlamentar për KAYO-n, Balla në Konferencën e Kryetarëve: Nuk plotëson kriteret kushtetuese dhe ligjore!

“Donim 49 bashki, por s’kishim votat”, Balla nxjerr sekretet e reformës se 2014-ës

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com