• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tahiri”, Rama: Koha e të paprekshmëve mbaroi 4 vite më parë!

by A R
05/07/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa në parlament kanë nisur debatet e ashpra për çështjen e Teatrit Kombëtar, kryeministri Rama është shfaqur në në aktivitetin “Forca e Ligjit në Zbatim, Arritje e Sfida”.

Gjatë fjalës së mbajtur, Rama theksoi se vendi do punojë me shpejtësi për përmbushjen e gjithë rekomandimeve nga KE. Por, ai i ndal edhe tek disa rezultate konkrete që sipas tij janë arritur në këto vite.

Shefi i qeverisë u fokusua te barazia e qytetarëve përpara ligjit, dhe këtu u ndal edhe tek sjellja e mazhorancës për rastin ‘Tahiri’.

Ai tha “se ishte para katër vite koha kur një ministër mbrohej. Por sot jo vetëm që nuk u mor në mbrojtje, por u bë ndarje e qartë mes politikës e drejtësisë”.

Po ashtu, Ramam tha se ishte vetëm para katër vitesh e përhapur në masë paprekshmëria për zyrtarët e lartë. Por, sot sipas tij kjo situatë ka ndryshuar.

“Sot ka një ndryshim rrënjësor në perceptimi ne opinionit publik që në të njëjtën kohë shpreh në mënyrë shumë më kuptimplotë edhe mangësinë themelore në këtë proces për shkak të diznivelit të lartë midis asaj që bën polciia dhe asaj që bëjnë gjykatat. Gjykatat janë përgjegjëse për të garantuar ndëshkueshmërinë e kujtdo qoftë. Nëse flasim për prekshmërinë, ka qenë vetëm 4 vite më parë koha kur shqiptarët ishin të ndarë në të prekshëm e të paprekshëm. Para 4 vitesh semaforët ishin të kuq për njerëzit e zakonshëm, dhe gjithmonë jeshil për të pushtetshmit. Ka qenë vetëm 4 vite më parë koha kur padallueshmëria e ngjyrave politike në zbatimin e ligjit nga policia ishte një utopi. Vetëm 4 vite më parë operacionet e policisë së shtetit për të goditur kriminele me profil të lartë informoheshin nga kupola e ministrisë së brendshme. 4 vite më parë nuk mund të imagjinohej se një ministër i Brendshëm që duhet të fliste para drejtësisë, të mos merrte mbrojtje politike”, deklaroi Rama.

Rama u ndal edhe te dështimet për të cilat foli ambasadori lu, teksa ai përmendi edhe çështjen “Balili”. Shefi i qeverisë ia faturoi përgjegjësinë gjykatave që lirojnë kriminelët.

“Ka disnivel mes asaj që bën policia dhe asaj që bëjnë gjykatat. Policia është përgjegjëse për paprekshmërinë e individëve, gjykata është përgjegjëse për ndëshkueshmërinë e kujtdoqoftë”.

“Çështja e rendit ligjor dhe e barazisë para ligjit nuk ka vetëm anën e paprekshmërisë. Ka aspektin tjetër: ndëshkueshmërinë e çdo personi në proceset gjyqësore, pavarësisht statusit shoqëror dhe pasurisë. Në këtë aspekt jemi të vetëdijshëm se shkatërrimi i procesit ligjzbatues në sallat e gjykatave është normë. Janë mbi 100 raste kriminelësh që janë liruar në sallë dhe kanë përsëritur krimet”, u shpreh kryeministri./a.m.

Next Post
Teatri/ Bujar Asqeriu-deputetëve: Kalojeni këtë nen në shpirt, pastaj votoni!

Teatri/ Bujar Asqeriu-deputetëve: Kalojeni këtë nen në shpirt, pastaj votoni!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In