• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tahiri: Ne më shumë se gjithçka, kemi nevojë për të ndërtuar shtet

by Java News
02/02/2017 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Forca e ligjit është  e vetmja mënyrë për të pasur punësim dhe rritje të ekonomisë  për familjet shqiptare”, deklaroi sot nga Kamza, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri. I  shoqëruar nga deputeti Sadri Abazi dhe Kryetari i ALUIZN-it Artan Lame, Tahiri zhvilloi një takim me të rinj në zonën e Kamzës ku deklaroi se është një qytet që ka mbetur peng i politikës

. Duke u ndalur tek reformat e kryera këtë mandat qeverisës, Tahiri nënvizoi se zgjidhja është tek ndërtimi i një shteti funksional. Ai kërkoi veçanërisht nga të rinjtë t’i bashkohen Partisë Socialiste e të hedhin prapa krahëve mbështetjen për parti, që u kanë marrë vetëm votën dhe i kanë gënjyer.

“Partia Socialiste ka nisur një rrugë. Ishte rruga më e vështirë. Ne sigurisht mund të bënim atë që kishte bërë gjithkush më përpara. Të mos lëviznim asgjë. Problemet t’i linim aty ku ishin dhe të vazhdonim historinë si të gjitha ata që ishin përpara. Kjo ishte rruga më e lehtë, pa kokëçarje, pa debate, por ishte rruga më e vështirë për qytetarët. Ne zgjodhëm rrugën e reformave. Ne zgjodhëm rrugën më të vështirë. I hymë me themel gjithçkaje që trashëguam në njëzet e kusur vite dhe bashkë me Kryeministrin Edi Rama po çojmë përpara punë, të cilat deri dje nuk janë bërë kurrë”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Deputeti socialist Sadri Abazi u shpreh se e ardhmja do të jetë e sigurt për këtë zonë, vetëm kur të rinjtë të vendosin vetë për të.

Kryetari i ALUIZN-it Artan Lame theksoi se në këtë mandat janë kryer rreth 100 mijë legalizime, ose 6 herë më shumë se në 8 vitet e qeverisë “Berisha”.

“Legalizimi është hapi parë për atë pjesë ku duhet të jeni ju pjesëmarrës, pjesën për ta kthyer Kamzën në qytet të mirëfilltë. Legalizimet janë hapi i parë drejt asaj faze. Janë hapi i parë për të pajisur Kamzën dhe të gjithë Shqipërinë, sepse ky është proces në të gjithë vendin me infrastrukturën, me ujësjellësat e të tëra”, tha Lame. /b.d

Next Post
Velipojë, zjarri shkrumbon makinën në rrugë

VIDEO / Panik te Pallati i Sportit, makina shkrumbohet në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

Shqipëria, drejt një epoke të re të energjisë diellore?

November 8, 2026
Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In