• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tahiri”/ Fleckenstein: Nëse prokuroria do kishte prova të mjaftueshme duhej hequr imuniteti

by A R
22/11/2017 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportuesi per Shqipërinë, Knut Fleckenstein, deklaron se nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së dritës jeshile për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Ai shpreson që shtetet anëtare do ta mbështetin këtë rekomandim dhe nxit qeverinë shqiptare për rezultate të mëtejshme në procesin e Vettingut dhe 5 prioritetet.

-Në kuadrin e tryezës së nivelit të lartë ndërparlamentar me deputetë të vendeve të Ballkanit, ju jeni takuar edhe me delegacionin shqiptar. Të gjitha forcat politike bashkohen se qytetarët e Shqipërisë e meritojnë hapjen e negociatave, por ata ndahen lidhur me forcën politike që mund të hapë negociatat dhe të mbajë barrën e tyre. Ç’mendoni për këtë ?

Knut fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Unë mendoj, se vendimi për hapjen e negociatave duhet të merret sa më shpejt në Bruksel. Duhet të tregojmë, se duam të hapin negociatat e anëtarësimit. Ka një vullnet të qartë të Komisionit Europian dhe të Parlamentit Europian dhe shtetet anëtare duhet të marrin një vendim për këtë. Nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së negociatave. Kush do t’a bëjë këtë në Shqipëri? Jam i sigurtë që qeveria do të gjejë një zgjidhje, pasi ajo është zgjedhur për këtë. Sigurisht që i takon opozitës që të tregojë nëse ka gabime dhe unë e marr seriozisht faktin, që mund të ketë gabime. Ne duhet t’i shohim ato dhe ndoshta ne mund të japim ndihmën tonë. Por shtrohet pyetja se si mund të thuhet që kjo qeveri nuk mund t’ia dali këtij procesi, ndërkohë që qytetarët kanë vendosur ndryshe”.

-Në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar ka një çështje aktuale që ka krijuar tension në politikën shqiptare, që është dosja Tahiri. A mendoni se vota në Kuvendin e Shqipërisë për të mos hequr imunitetin për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, por kufizimin e imunitetit vetëm për kontrollin e personit dhe të banesës së tij dhe ishte rruga e duhur për t’a lënë drejtësinë të bëjë punën e saj ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë:“Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë. Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi proçesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të ciliën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”.

-Ç’mendoni për deklaratën e presidentit Junker qe iu referua një anëtarsimit të mundëshëm të Serbisë dhe Malit të Zi në 2025, pa përmendur vende të tjera të Ballkanit.

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Ishte një tjetër përgatitje joprofesioniste nga ana e presidentit Juncker. Kjo pasi presidenti Juncker nuk donte të thoshte, që ne merremi vetëm me ata që janë më të avancuar në garë. Por kur të prezantohet strategjia e re e Komisionit Europian në shkurt, do të jetë e qartë, që flitet për të 6 vendet e Ballkanit”.

-Një nga deputetët e opozitës shqiptare ka ngritur shqetësimin për gjuhën e rrumbullakosur dhe jo të drejtpërdrejtë të Brukselit lidhur me problematikat kryesore në vend. Po t’i referohemi deklaratave të përfaqësueses së lartë, Federica Mogherini kishte shumë përgëzime dhe progres. A ndihmon kjo gjuhë ?

Knut Fleckenstein, raportues për Shqipërinë: “Unë e kuptoj këtë kritikë. Së pari, është bërë progres. Shqipëria ka bërë progrese dhe këtu nuk flasim vetëm për qeverinë, por edhe procesin legjislativ në Kuvend. Por sigurisht që ne duhet t’i referohemi edhe defiçiteve. Nuk flasim për defiçite në stabilitet, por në vende të ndryshme të rajonit, ka sërish mungesa në reforma të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së drehtësisë, lirisë së mediave jo përmes formulimit të bukur të dokumentave, por zbatimit të tyre. Sigurisht që nuk është e lehtë dhe nuk mund të bëhet me një të rënë të shkopit, por sigurisht që ka defiçite dhe ne duhet t’i themi ato dhe do t’i themi ato”./abc

Next Post
Tjetër ngjarje e rëndë, gruaja i jep fund tragjikisht jetës

Lufta ndaj kanabisit, pritet arrestimi i tre ish-zyrtarëve të lartë të policisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com