• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Tahiri-BE: Përshpejtoni përgjigjet për azil

by
05/05/2015 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Samir Tahiri u ka kërkuar vendeve të BE-së, gjatë forumit të Ministerialit të Salzburgut, kërkoi futjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në listën e vendeve të sigurta, si dhe shkurtimin e rocedurave të përpunimit të kërkesave për azil, si e vetmja mënyrë për të frenuar azilantët.

Kjo sipas tij pasi procedurat të cilat zgjasin deri në 6 muaj janë më tepër ftuese se sa në kushtet kur kthimi i përgjigjes do të ishte në 2-3 javë.

“Ne kemi nevojë që këto procedura të jenë sa më të shkurtra, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ato të mos vlejnë si ftesa për qytetarët tanë, sepse realisht është ftuese për qytetarët shqiptarë apo të vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor, që të vijnë dhe qëndrojnë këtu në Austri, apo Gjermani, apo Francë, apo vende të tjera të BE, për 6 muaj apo më shumë në pritje të një vendimi, dhe kjo është më ftuese sesa të qëndronin vetëm 2 apo 3 javë në pritje të një vendimi. Prandaj, kemi nevojë për veprime dhe vendimmarrje, prej partnerëve strategjikë në BE për të shkurtuar procedurat dhe për ta bërë të pamundur për qytetarët tanë që procedurat e pritjes për dhënien e vendimit, të konsiderohen si ftesa.”- tha Tahiri gjatë fjalës së tij.

Ndër të tjera Tahiri vlerësoj punën që po bëhet në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera të Ballkanit për sensibilizimin e qytetarëve se është absolutisht e pamundur të marrësh azil në BE mbi bazën e arsyeve ekonomike.

“Ne po realizojmë fushata sensibilizuese dhe mjete të tjera edukimi, me anë të të cilave t’ju bëjmë të qartë qytetarëve tanë se është absolutisht e pamundur të marrësh azil në BE mbi bazën e arsyeve ekonomike.”- tha Tahiri duke theksuar se po punohet bashkërisht në rajonin e Ballkanit, për të hartuar dhe pasur procedura të njehsuara të skanimit në Pikat Kufitare, duke e konsideruar këtë një instrument shumë të fuqishëm për të parandaluar azilantët.

Ministri Tahiri u shpreh gjatë fjalës në Forum, se çështja e azilit është një problem që nuk duhet parë si i tillë vetëm për vendet e Ballkanit, por për gjithë Europën, prej nga ku duhet të vijnë zgjidhje të përbashkëta.

Në ministerial morën pjesë, vendet anëtare të Forumit të Salzburgut dhe vendet mike, mes tyre Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Në Forum u diskutuan çështja e migrimit të paligjshëm, bashkëpunimi policor me fokus luftën kundër terrorizmit dhe siguria kibernetike.

Në takimin që drejtohej nga Ministrja e Brendshme e Austrisë, morën pjesë edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Drejtori i Përgjithshëm i FRONTEX, Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it etj.

Next Post

Shënim / Vota si ruletë ruse, qëllon një herë në katër vjet  

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com