• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Rama u bë qesharak me TAP, është meritë e PD-së

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike, ka përshëndetur sot nisjen e punimeve për ndërtimin e gazsjellësit TAP, duke nënvizuar se kjo është meritë e qeverisë së PD-së në shërbim të ekonomisë dhe punësimit. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një dalje mediatike, ka akuzuar kryeministrin Rama se është bërë qesharak, pasi jo vetëm që nuk përmend asgjë për punën e mëparshme, por i kapur rëndë nga sindroma e vitit zero flet sikur projekti lindi ditën që ai erdhi në pushtet.

“Ekonomia shqiptare ende vazhdon të mbahet në patericat e investimeve të qeverisë së shkuar sepse vetë Edi Rama ka të tjera prioritete: pasurimin e tij dhe oligarkëve të tij përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive me paratë e taksave të rritura të shqiptarëve. Ekonomia sot reflekton plotësisht dështimin e zotimeve që ky kryeministër bëri 3 vjet më parë. Edi Rama ka mbi supe damkën e rënies së investimeve të huaja me 57 mln euro më pak (5.7%) në raport me vitin zgjedhor 2013”, ka theksuar Tabaku.

Sipas saj sot fatkeqësisht Shqipëria nuk është më një vend atraktiv për investimet e huaja ashtu siç e kanë konfirmuar edhe investitorët gjermanë apo amerikanë, pasi asnjë investitor strategjik nuk ka ardhur e nuk do të vijë në qeverisjen e Edi Ramës. Shumë prej tyre janë larguar dhe të tjerë janë bërë gati të ikin.

“Kjo sepse Shqipëria vuan nga korrupsioni i përhapur gërryes siç thotë Departamenti Amerikan i Shtetit,  dhe është vendi me taksat më të larta në rajon siç thotë raporti i Freedom House. Sot në Shqipëri për herë të parë në 6 vitet e fundit konsumi ka rënë në vlera negative. Shqipëria ka nivelin më të ulët të besimit ndër biznese e konsumatorë në 15 vitet e fundit, siç thotë Banka e Shqipërisë. Shqipëria e fundit në rajon sa i takon transformimit, siç edhe Indeksi Gjerman i Transformimit (Bertelsmann Stiftung) raporton, është produkt i tre vjetëve keq-qeverisje të Edi Ramës”, ka theksuar Tabaku.

Sipas saj, thellimi i varfërisë, papunësia që shtohet çdo ditë, taksat e larta, faturat e kripura, gjobat me dorë të rëndë, rënia e fuqisë blerëse, rënia e investimeve, konsumit dhe mirëqenies, ky është realiteti që prodhuan tre vjet mashtrime, dështime, kërbaç dhe korrupsion.

“Kjo nuk është Shqipëria që ne duam. Prandaj ne jemi zotuar se do ta nxjerrim vendin nga kriza Rama. Përmes uljes së taksave, tarifave dhe faturave do ti kthejmë shqiptareve dhe 1 miliard euro çdo vit. Bashke do të ndërtojmë një ekonomi të fortë dhe një të nesërme të sigurte për të gjithe e do ta bëjmë Shqipërinë vendin më atraktiv në rajon për investitorët. Duke i rikthyer besimin bizneseve të huaj dhe atyre vendas për të investuar, për të krijuar vende pune e siguruar mirëqënie”, ka deklaruar Tabaku.

(javanews.al)

Next Post

Rama: SHBA duan që Reforma në Drejtësi të mos pengohet nga askush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In