• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rama: SHBA duan që Reforma në Drejtësi të mos pengohet nga askush

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 13:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vizita në SHBA dhe takimi me Presidentin amerikan, Barak Obama, ka qenë sot kryefjala e kryeministrit, Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Sipas tij, mesazhi kryesor i marrë nga Uashingtoni zyrtar gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Obama ka qenë realizimi i Reformës në Drejtësi.

“Përcaktimi ynë i qartë është se kjo reformë përbën në sytë e partnerit tonë strategjik një test të seriozitetit të marrëdhënieve me SHBA, sepse SHBA mbështesin fuqishëm shtetin shqiptar dhe duan që reforma në drejtësi të mos pengohet nga askush për asnjë arsye”, ka deklaruar Rama.

Kryeministri ka nënvizuar se gjatë takimit me presidentin Obama dhe zëvendësin e tij Joe Biden është shprehur mbështetja e shtetit amerikan për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

“Nuk ka dyshim që sot marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara janë më të forta se kurrë. Takimi i javës së shkuar ka konfirmuar besimin e partnerëve tanë strategjikë ndaj angazhimit tonë në marrëveshjen strategjike dhe në rrugën e reformave që bëjnë shtet”, deklaroi Rama.

Ai ka theksuar se një vlerësim i veçantë i administratës amerikane ka ardhur për përpjekjet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, ndërsa ka shtuar se, marrëveshja e nënshkruar mes drejtorit të FBI-së dhe ministrit të Brendshëm Tahiri shënon një hap të rëndësishëm në rrugën e konsolidimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si dhe tregon konsideratën e administratës amerikane për Policinë e Shtetit.
(javanews.al)

Next Post

Bild: Erdogan, shih se çfarë ka kaluar Merkel (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

August 30, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Si e vrau algoritmi protestën qytetare në Tiranë

August 30, 2026
Tokat e zaptuara, emrat e 870 pronarëve që kompensohen

“Ngërçi” tek kthimi i pronave, kreu i ATP tërheq vëmendjen: Rifreskoni adresat

August 30, 2026
Ankimi i maturantëve për provimin/ Drejtoresha e QSHA: Në test kishte pyetje për të gjitha nivelet!

Çfarë zgjodhën maturantët? Të orientuar nga tregu i punës, kryeson mjekësia dhe IT

August 30, 2026
VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

VIDEO/ Hyri me Jet Ski në zonën e pushuesve, bllokohet mjeti dhe gjobitet me 500 mijë lekë drejtuesi në Ksamil

August 30, 2026
Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

Zbulohet trajtimi që ul kolesterolin e keq me rreth 50% për një vit

August 30, 2026
Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

Si u përdor Whatsapp për transferimin e miliona eurove për krim e ekstremizëm

August 30, 2026
A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

August 30, 2026
Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë

August 30, 2026
Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

Lideri suprem i Iranit akuzon SHBA-të dhe Izraelin: Po nxitin përçarje mes myslimanëve në mbarë botën

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com