• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

by E S
28/03/2026 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, u prezantua për herë të parë puna e plotë e deritanishme e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale.

Prezantimi u bë nga bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Tv Klan mëson më shumë mbi këtë prezantim, i cili është bazuar në tetë kapituj të sfidave, që përbëjnë bazën analitike të gjithë procesit.

Kapitulli i parë trajtoi dinamikat demografike dhe territoriale, faktin që popullsia lëviz, përqendrohet në qendrat urbane, ndërsa zonat periferike po humbasin forcën punëtore. Formulat e financimit nuk e pasqyrojnë këtë realitet të ri dhe bashkitë bregdetare përballen me presion sezonal që modeli aktual nuk e njeh.

Kapitulli i dytë u fokusua te realiteti ekonomik dhe fiskal; asimetria e thellë mes bashkive, fakti që shumica e njësive vendore vazhdon të varet nga transfertat qendrore, ndërsa investimet copëzohen në projekte të vogla pa efekt transformues. Formula e transfertës së pakushtëzuar mbetet e papërditësuar.

Kapitulli i tretë ngriti çështjen e cilësisë së shërbimeve publike, hendekun mes bashkive në shërbimet bazë, mungesën e standardeve minimale të detyrueshme, dhe faktin që kompetenca të transferuara me ligj mbeten në letër kur nuk shoqërohen me burime reale. U theksua se qytetari merr shërbim në varësi të vendit ku jeton, jo të së drejtës së tij.

Kapitulli i katërt trajtoi kapacitetet institucionale dhe burimet njerëzore, pozicionet kyçe që mbeten të pambuluara në bashkitë e vogla, rotacionin e lartë të stafit me çdo ndryshim kryetari, trajnimin e pamjaftueshëm dhe bashkëpunimin ndërbashkiak që ligji e parashikon por praktika nuk e ka realizuar.

Kapitulli i pestë trajtoi integrimin europian. Kjo ishte pika që tërhoqi vëmendjen më të madhe. U theksua se shumica dërrmuese e legjislacionit të BE-së gjen zbatim në nivelin vendor, por shumica e bashkive nuk kanë as kapacitetin administrativ, as ekspertizën, as burimet për ta përballuar acquis communautaire. Me zgjedhjet vendore në 2027, dritarja për të vepruar mbyllet brenda 2026 përndryshe humbet një cikël i tërë zgjedhor dhe vonohet integrimi.

Kapitulli i gjasht
ë ngriti temën e qeverisjes dhe demokracisë vendore. Subsidiaritetin e pacenuar ku funksionet janë formalisht “afër” qytetarit por nuk ushtrohen realisht, transparencën e pabarabartë mes bashkive, dhe mungesën e mekanizmave të institucionalizuara të pjesëmarrjes.

Kapitulli i shtatë solli përvojën ndërkombëtare. Pothuajse të gjitha vendet europiane kanë kaluar nëpër reforma konsolidimi, se korrektimi periodik është pjesë normale e jetës institucionale, dhe se sfidat e reja si ndryshimet klimatike, revolucioni digjital dhe konkurrueshmëria territoriale kërkojnë njësi me masë kritike.

Kapitulli i tetë fokusohej tek identiteti vendor dhe trajtoi dimensionin që shpesh neglizhohet, përkatësinë historike, historinë e territorit dhe identitetin kulturor. Mesazhi ishte se çdo propozim që injoron trashëgiminë rrezikon njësi artificiale pa legjitimitet, por nostalgjia nuk duhet të pengojë modernizimin, historia duhet integruar në arkitekturën e re, jo fshirë.

Objektivat strategjike

Mbi bazën e sfidave u prezantuan pesë objektiva që orientojnë të gjithë procesin.

I pari: Bashki efikase, me kapacitet real për shërbime cilësore, të ardhura të qëndrueshme dhe investime afatgjata, jo njësi që nuk mbulojnë as kostot operative.

I dyti: Bashki funksionale në hapësirën e BE-së, që përballojnë kërkesat e integrimit, absorbojnë fondet dhe konkurrojnë realisht, jo thjesht konformitet formal.

I treti: Ruajtja e identitetit vendor si kusht për legjitimitetin e reformës, përmes emërtimeve historike, simboleve, festave dhe kuotave të përfaqësimit.

I katërti: Ekuilibri mes efikasitetit dhe afërsisë: funksionet strategjike në nivelin që ka kapacitetin, ato të përditshme sa më afër qytetarit.

I pesti: Zhvillim tërësor dhe uniform në territor, ku testi final është: a siguron reforma akses të krahasueshëm në shërbime për çdo qytetar, pavarësisht vendbanimit?

Skenarët

U prezantuan katër skenarë reformimi, secili me vlerësim të detajuar ligjor dhe analizë përputhshmërie me Kartën Europiane të Autonomisë Vendore.

Skenari 1: Konsolidimi Funksional

Bashkitë e vogla bashkohen me fqinjet më të forta, qarqet mbeten si nivel koordinues.

Avantazhi: Zbatim i shpejtë me kosto të ulët politike dhe pa ndryshim kushtetues. Rreziku: Mungon niveli strategjik ndërbashkiak dhe përputhja me kërkesat e BE-së mbetet e kufizuar.

Skenari 2: Konsolidim dhe Decentralizim

Bashki të mëdha në shkallën e ish-rretheve si nivel ekzekutiv kryesor, ndërsa ish-bashkitë aktuale marrin statusin e qytetit me kryetar e këshill të zgjedhur drejtpërdrejt.

Avantazhi: Dy nivele me legjitimitet demokratik të dyfisht dhe efikasitet i lartë në shërbimet komplekse.

Rreziku: Konsolidimi kërkon ndryshim të madh kufijsh dhe transferim masiv të stafit, aseteve dhe sistemeve.

Skenari 3: Forcimi i Qarkut

Ruhen të gjitha bashkitë dhe qarqet, por qarku transformohet nga nivel koordinues në nivel ekzekutiv real me zgjedhje të drejtpërdrejtë, funksionet ndahen sipas natyrës së tyre, jo sipas madhësisë së bashkisë.

Avantazhi: nuk ndryshon asnjë kufi, shmang tensionin territorial dhe ka precedent të fortë europian.

Rreziku: kapacitetet aktuale të qarqeve janë shumë të ulëta dhe ekziston rreziku që qarku të jetë më i dobët se bashkia që zëvendëson.

Skenari 4: Rajonet Strategjike

Bashkitë shumë të vogla konsolidohen lehtësisht, qarqet thjeshtësohen, dhe shtohen katër rajonë strategjike për planifikimin afatgjatë, infrastrukturën e rëndësishme dhe fondet e BE-së.

Avantazhi: përputhja më e lartë me kërkesat NUTS-2 të BE-së dhe kapacitet për projekte madhore.

Rreziku: tre nivele qeverisjeje rrisin burokracinë, ndërsa rajonet e reja kanë legjitimitet të dobët demokratik për shkak të zgjedhjes së tërthortë.

Asnjë skenar nuk u prezantua si zgjedhja përfundimtare. Grupit iu shpjegua se procesi kalon nëpër konsultime publike, dëgjesa në territor dhe dokument politik para se të arrihet te paketa ligjore.

Kalendari

Kalendari parashikon punë intensive shkurt-qershor 2026.

Në këtë hark kohor përfshihen dëgjesa në të gjitha qarqet, konsultime me institucione ndërkombëtare, sondazh publik, vizita studimore dhe depozitim formal i projekt-propozimit në Kuvend brenda qershorit.

Mazhoranca po e trajton reformën si proces mbipartiak, me bashkëkryesim me opozitën dhe numër të barabartë përfaqësimi në komision. Kriteret janë të matshme, metodologjia transparente, synimi është një hartë territoriale që qëndron në kohë, jo që i shërben një cikli./klan/

Next Post
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

'Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar', java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

Zhvillime të reja! Trump lë të hapur mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin që mund të sjellë përfundim të konfliktit

May 15, 2026
Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

Dita Ndërkombëtare e Familjes, ministrja Sala: Mbrojtja e fëmijëve në qendër të reformës sociale

May 15, 2026
Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

Vuçiç refuzon ftesën për 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi: Më mirë të më pështyjnë se të shkoj

May 15, 2026
Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

Alibeaj: Konsensusi Rama–Berisha për rezolutën e BE-së paralajmëron marrëveshje të tjera okulte

May 15, 2026
Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

Banka e Shqipërisë jep lajmin e mirë: Stabiliteti ekonomik nuk është cenuar nga kriza e energjisë

May 15, 2026
Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së Sigurisë, Prokuroria thërret kreun e AKU-së për deklarime

May 15, 2026
Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA

May 15, 2026
Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi

Peleshi komenton bashkimin PS-PD për BE-në: Konsensusi është forcë, jo dobësi

May 15, 2026
Telefoni i gazetarit ndërpret konferencën, Lavrov: Do nxjerrin armën

Telefoni i gazetarit ndërpret konferencën, Lavrov: Do nxjerrin armën

May 15, 2026
Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate

Britania jep dritën jeshile, “Fania i Beratit” do të ekstradohet, rrëzohet pretendimi për atentate

May 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In