• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku: Euro po bie jo nga rritja ekonomike, por nga pastrimi i parave të drogës

by A R
11/05/2018 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se bizneset janë vendosur në pozita të vështira për shkak se euro është zhvlerësuar për muaj me radhë. Ajo thotë se niveli i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e rritjes ekonomike por e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës.

“Për muaj me radhë monedha euro është zhvlerësuar duke vendosur në pozita të vështira bizneset që bëjnë tregti dhe importojnë produkte për t’i shitur në tregun vendas. Qeveria pretendon se zhvlerësimi, pra rënia, e euros në vend vjen si pasojë e përmirësimit të zhvillimeve ekonomike në vend, megjithëse të dhënat reflektojnë se përmirësimet ekonomike nuk janë aq të mëdha sa të zhvlerësojnë euron në të tilla përmasa. Niveli më i ulët historik i euros nuk vjen si pasojë e ekonomisë në rritje por si pasojë e parave të pista që vijnë nga trafiku i drogës. Janë këto para që i bëjnë dëm biznesit të ndershëm, zhvlerësojnë euron në mënyrë fiktive dhe njëkohësisht rreshtojnë Shqipërinë mes vendeve me njollë në raportet e DASH dhe Europol”, thotë Tabaku.

Ajo vijon më tej duke thënë se dy ministra të Brendshëm janë të lidhur me familjarë me trafikun e drogës.

“Nuk është rastësi që dy ministrat e brendshëm të qeverisë janë zbuluar sit ë lidhur me familjarë me trafikun e drogës. Nuk është rastësi që qeveria ka vendosur nën tutelë Prokurorinë e Përgjithshme për të mbyllur dosjet më të nxehta të ministrave të saj të lidhur me drogën apo edhe drejtorët e policisë që ende “nuk gjenden”. Sot ndërtimi dhe turizmi jane fatkeqësisht sektori ku paratë e droges po investohen. Bankat kanë ulur kreditimin ndonëse ndërtime po shtohen dhe janë paratë e drogës që pastrohen përmes betonimit të qyteteve që po zhvlerësojnë dhe euron. Janë pikërisht keto ndërtime që përfitojnë nga taksat që qeveria ul dhe nga lejet që ajo jep”, vijon me tej Tabaku.

Deputetja e PD-së thotë se dosja “Xhafa” “eshte maja e ajsbergut që zbulon lidhet e ngushta që lidhen me qeverinë nga droga, krimi i organizuar e duke përfunduar në krimin financiar”. TCH

ma.me

Next Post
Krimi dhe dokumentat e falsifikuara, policia europiane ‘blindon’ kufirin Kosovë- Shqipëri

Krimi dhe dokumentat e falsifikuara, policia europiane 'blindon' kufirin Kosovë- Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Houthit godasin ‘simbolin financiar’ të Arabisë Saudite, dëme në kullën gjigante të Riadit

Houthit godasin ‘simbolin financiar’ të Arabisë Saudite, dëme në kullën gjigante të Riadit

November 19, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

“Kjo është ulja e parë e çmimeve në këto 35 vite”, Çoçoli: Përmirësim i madh për qytetarët

November 19, 2026
VIDEO/ Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon teksa mban fjalimin e tij në Berlin

VIDEO/ Rama surprizon kryeministrin belg, e përqafon teksa mban fjalimin e tij në Berlin

November 19, 2026
Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK

Karamuço: Ushtri spiunësh shqiptarë ndihmuan Gjykatën Speciale të dënonte ish-krerët e UÇK

November 19, 2026
“Nuk synojmë të krijojmë Grup Parlamentar!”, Shehaj: Pretendimi i PD për mandatin e 14, absurd!

Zgjedhjet lokale 2027/ Flet Agron Shehaj: Ne mbështesim një kandidat të protestës

November 19, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

“Muzeu Hebraik në Vlorë, interes kombëtar”/ Lami: Shqipëria ka një thesar që bota e ka zili, por…

November 19, 2026
Moska shkel hapësirën ajrore të Estonisë, Spiropali: NATO mbetet e bashkuar kundër provokimeve të Rusisë

Spiropali ‘thyen heshtjen’: Përjashtimi im, vendim personal i Ramës! PS qesharake, më vjen keq për Blendi Klosin

November 19, 2026
Aktivistja Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh

Aktivistja Greta Thunberg i bashkohet protestës në Tiranë: Bota po ndjek gjithçka që po ndodh

November 19, 2026
Nipi i Krasniqit mesazh prekës: Baca Jakup, njeri human dhe me qasje njerëzore

Nipi i Krasniqit mesazh prekës: Baca Jakup, njeri human dhe me qasje njerëzore

November 19, 2026
Aksidentohet gazetari Ervin Baku, përplaset nga autobusi! Transportohet në spitalin e Traumës

Aksidentohet gazetari Ervin Baku, përplaset nga autobusi! Transportohet në spitalin e Traumës

November 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In