Analisti Roland Lami theksoi rëndësinë e ngritjes së muzeut në Vlorë që dokumenton solidaritetin dhe humanizmin e shqiptarëve ndaj komunitetit hebre.
Sipas tij, muzeu përbën edhe interes kombëtar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat tejkalojnë qeveritë e radhës. Lami tha se për projekte të tilla nevojiten transparencë, dëgjesa me qytetarët dhe konsultime të vazhdueshme për të shmangur dyshimet.
“Përbën interes të madh. Ajo çfarë unë dua të theksoj janë dy-tre gjëra që ndoshta duhen renditur më fort për audiencën:
Vlera universale: A duhet ngritur një muze ku faktet nxjerrin në pah solidaritetin dhe humanizmin e shoqërisë shqiptare? Ky është një PR i mrekullueshëm. Bota rreth nesh ndjehet e turpëruar për atë që ka bërë me këtë komunitet gjatë Luftës, ndërsa ne kemi këtë thesar dhe nuk e dokumentojmë sa duhet.
Interesi shtetëror: Raportet mes nesh dhe shtetit izraelit nuk lidhen thjesht ngushtësisht me qeveritë e radhës, por mes shteteve. Ngritja e muzeut është interes kombëtar për raporte dypalëshe me një shtet serioz si Izraeli.
Kultura e konsultimit: Ajo që ngriti profesor Xhufi ka të bëjë me mënyrën si menaxhohen vendimmarrjet lokale në Vlorë. Pse të mos kishte një proces konsultimi transparent dhe dëgjesa të vazhdueshme? Ne nuk e kemi kulturën e konsultimit dhe sondazheve lokale për vendimmarrje të rëndësishme, dhe kjo krijon hapësirë për dyshime e cic-mice: çfarë do bëhet, ku do ndërtohet, sa cenohet identiteti.”










Ne te gjithe kete histori harrohet fakti qe muzeu nuk do jete vetem per hebrejte qe erdhen apo jetuan ne Vlore, por per gjithe historine e hebrejve ne Shqiperi; per hebrejte e strehuar dhe ndihmuar ne Shqiperi ka fakte dhe deshmi qe ata kane jetuar ne shume zona te vendit. Besoj, me vlere do ishte perfshirja ne kete muze e perpjekjes se te ndjerit Simon Vrusho nga Berati; madje bashkeshortja e tij per te nderuar perpjekjen e bashkeshortit te saj, kishte hapur nje dhome/mini muze per hebrejte qe kishin jetuar ne Berat; ndodhej ne kryer te rruges qe te con te Kalaja e Beratit. Zakonisht vizitohej nga turistat e huaj qe drejtoheshin per te Kalaja, te cilet ne nderim te saj benin edhe ndonje dhurate…..
Nderkohe, i nderuari prof. Xhufi bashkohej edhe me zerin e disa vlonjateve qe ankoheshin per kater topat; kater topat mbeten aty dhe u spostuan 30 m me larg. Po keshtu edhe perse monumenti ishte ulur ne lartesi.
Une nuk jam specialist por m’u dha mundesia ta vizitoj dhe qendroj perballe Monumentit ne Sheshin e Flamurit : qendrimi perballe Monumentit pikerisht nga brenda Kolonades me dhane nje perjetim gati sureal dhe sublim, qe nuk do mund ta perjetoja ne se Monumenti do ishte “ i shkeputur” dmth. ne lartesi….. etj.etj.