• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Krimi dhe dokumentat e falsifikuara, policia europiane ‘blindon’ kufirin Kosovë- Shqipëri

by A R
11/05/2018 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë janë vendosur policë të Agjencisë Evropiane të Kufijve, Frontex. Ata janë duke ndihmuar autoritetet kosovare në luftimin e kriminalitetit, si dhe identifikimin e dokumentacioneve të falsifikuara.

Izabela Wiewiór nga zyra për informim e Frontex-it ka thënë për Radion Evropa e Lirë se vendosja e policëve të kësaj agjencie nëpër kufijtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit me vendet jashtë Bashkimit Evropian.

“Frontex është aktualisht i pranishëm në kufirin Kosovë-Shqipëri brenda Pikës Koordinuese të Operacioneve të Përbashkëta ‘Toka 2018’. Ky operacion është duke u zbatuar që nga fundi i shkurtit të këtij viti. Frontex ka vendosur dy oficerë të nivelit të lartë që ndihmojnë autoritetet lokale në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara”, ka thënë Wiewiór.

Kosova nuk është vendi i vetëm i rajonit në të cilin janë vendosur policët e Frontex, pasi edhe në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi janë vendosur oficerë të agjencisë.

Rreth 100 policë janë vendosur në të gjithë rajonin.

“Policët e Frontex ndihmojnë autoritetet kombëtare në zbulimin e dokumenteve të falsifikuara, makinave të vjedhura dhe drogave ilegale. Në këtë moment, pothuajse 100 policë janë të vendosur në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zyrtarja Wiewiór.

Vendimi për dërgimin e këtyre oficerëve sipas kësaj agjencie është marrë pas fluksit të madh të emigrantëve të cilët synim kanë vendet anëtare të BE-së.

Sipas Frontex-it, fluksi i madh i emigrantëve që përshkoi rrugën e Ballkanit Perëndimor, nga viti 2015 deri në tremujorin e parë të 2016, dërgoi në zbulimin e një numri të paparë të kalimeve ilegale në kufijtë e Hungarisë dhe Kroacisë me Serbinë.

Përveç policëve të specializuar të vendosur në pika të ndryshme kufitare, Frontex ka vendosur edhe automjete mbikëqyrëse kufitare si dhe pajisje të tjera në Hungari dhe Kroaci.

Në fillim të këtij viti kjo agjenci publikoi një raport në të cilin thuhej se rruga e Ballkanit Perëndimor mbetet një korridor kyç në hyrjen e heroinës në BE.

Sipas këtij raporti, grupet kriminale në Kosovë dhe Shqipëri së bashku me grupet e tjera kriminale nga Ballkani kanë një rol të rëndësishëm në kontrabandimin dhe shpërndarjen e heroinës nëpër shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në muajin maj të vitit 2016, Kosova ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Frontex-in, agjenci e specializuar e Bashkimit Evropian për menaxhim të kufijve dhe luftimin e të gjitha krimeve ndërkufitare. rel

ma.me

Next Post
Greqi-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave

Greqi-Shqipëri, nënshkruhet marrëveshja për njohjen e patentave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

Zjarret në Shkodër, disa vatra vijojnë aktive. Nën kontroll vatra në Bërdicë

September 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kryeministrit nuk i mjaftojnë më konstatimet. Duhen zgjidhje

September 7, 2026
“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

“Vrima në petull”, si po e tall Moska misionin e dy të dërguarve të Trumpit

September 7, 2026
Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

Ndezën zjarret në Fier/ Arrestohen 2 persona të dyshuar, procedohen 2 të moshuar

September 7, 2026
Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

Marrëveshja e bujshme Bardella-Farage: Emigrantët që kalojnë Kanalin do të kthehen në Francë

September 7, 2026
VIDEO/ Zjarr masiv në Himarë, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve, rrezikohet qyteti

Zjarri ‘përpiu’ Himarën, kryebashkiaku Tavo: Vumë në dispozicion palestrën e shkollës për evakuime, por…

September 7, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen

September 7, 2026
35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Dëshmi e një udhëtimi të gjatë të ringritjes dhe besimit

September 7, 2026
Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

Kallas përballet me rezistencë në BE, dështon nisma e re për mbrojtjen europiane

September 7, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Izolohet zjarri në Kropisht të Selenicës, digjen 27 hektarë me shkurre dhe pemë

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com