• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tabaku, ‘autogol’ tek “Inceneratorët” / Anila Denaj: Ajo që the tregon korrektësinë e institucioneve

by A R
22/02/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, mes debateve të shumta, ka momente kur zbulohen  të vërteta të rëndësishme. Gjatë marrjes në pyetje të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Ëngjëll A gaçi, në tentativë për t’i bërë një akuzë mazhorancës, Kryetarja e komisionit parlamentar nxorri në mënyrë të papritur një urdhër të Ministrisë së Financave për të hetuar kontratën koncesionare për dyshime korrupsioni.

“Kam një vendim nga Ministria e Finacave për fillimin e inspektimit financiar për Inceneratorin e Elbasanit. Ky vendim i 02.06 2020 vendos të fillojë inspektimi financiar bazuar mbi dyshimin për keqmenaxhim e rëndë fiannciar, vjedhjes, mashtrimit, shkatërrimit ët pronës., vendos që duhet ët fillojë inspektimi financiar për Ministrinë e Energjisë, Shoqërinë Albtek drejtorinë  buxhetit ët shtetit, degën e thesarit Tiranë, drejtorinë e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë me objekt zbatimin e ligjshmërisë për pagesat për këtë kontratë koncensionare. Pra ky vendim për inspektim financiar i Ministrit të Financave”, tha Tabaku.

Por dokumenti u shfrytëzua nga anëtarët socialistë për të treguar transparencën dhe korrektësinë e institucioneve, të cilat sipas tyre kanë bërë me përpikmëri detyrën.

Ishte ministrja e Financave Anila Denaj e cila i ka kthyer menjëherë përgjigje Tabakut duke i bërë me dije se tundja e shkresave si të jenë të pakontestueshme nuk e bën argument atë që thuhet. Denaj tha se dokumenti vërteton që Ministria e Financave, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, ka bërë detyrën dhe nuk merr urdhra.

“Të jap unë përgjigje për inspektimin se është hera e disatë që më përmendni. Për procedurë duhet të më jepni fjalën. Nëse duhet ët thirrem si dëshmitare, më thërrisni. Sa kohë ju i bëni referencë një inspektimi financiar që me rregullat e këtij shteti, që i përcaktojnë ligjet përkatëse, nuk është as i pari as i fundit në Ministrinë  e Financave, ka pasur gjithë kohën dhe iniciohet për arsye të ndryshme. Ju i tundni shkresat si të jenë të pakontestueshme. Së pari ky inspektim financiar duhet të vihet në dijeni të të gjithë anëtarëve të komisionit në kohën e duhur. Aty do shikoni që po ka elementë për të cilët duam të diskutojmë dhe të shohim nëse ato gjetje duhet të shkojnë te organi i akuzës. Kjo vërteton që ministria e Financave, sekretari i Përgjithshëm as nuk merr urdhra por bëjnë detyrën dhe shikojnë ligjin të padiskutuar nga komente apo aludime dhe nëse nuk do kishte gjetje të shkeljeve, po mund të shkonit në këto aludime. Respektoni Ministrinë e Financave dhe mos intimidoni për të thirrur përpara për çdo gjë që mund të kenë dijeni. Respektoni rregullat. Gjithë këtë fabul me akuza. I keni bërë këshillin e ministrave si të jenë pjesë e një klani mafioz. Inspektimi financiar është prova e vetme që tregon independencën e një trupe e cila vepron në bazë të ligjit dhe punës teknike, e paitimiduar”, iu përgjigj Denaj deputetes demokrate, Jorida Tabaku.

/a.r

Next Post
Arbana Osmani zbulon kur do të nisë Big Brother 2, konfirmohet konkurentja e parë

Arbana Osmani zbulon kur do të nisë Big Brother 2, konfirmohet konkurentja e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com