• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ta presësh krimin me këmbët hapur…

by Bledi Mane
03/02/2020 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bledi Mane

1./ Mos më thoni që e keni harruar. E mbani mend a jo?
Dilte kryeprokurori Adriatik Llalla në shkurt dhe deklaronte:
-Në shtator do ketë arrestime të politikanëve të inkriminuar dhe të kriminelëve të lidhur me politikën. Do bëhet nami!
Kriminelët ktheheshin nga pushimet e beharit të nxirrë nga dielli, jo nga mëkatet, dhe zgjasnin duart e tyre për tua vënë prangat por Tik Llalla ishte jashtë shtetit në seminarin e rradhës me Rovena Gashin…

2./ Po sot e dëgjuat Edi Ramën?
-Nesër fillon arrestimi i kriminelëve, nesër fillon lufta ndaj krimit!
Zyrtarisht krimi ka 30 vjet që lufton me ne. Krimi është përsosur, është rritur, është rafinuar dhe burrëruar. Krimi ka aq shumë metastaza sa shtrihet në çdo shtëpi, në çdo lagje, në çdo qytet, në çdo listë kryebashkiakësh, në çdo parti politike, në çdo parlament, në çdo qeveri. Krimi është aty te brekët e tua të shtrenjta, te xhepi i përparëses së mjekut, të pedagogut, të gjykatësit, të ministrit, të policit, të ndërtuesit të pallatit, të blerësit të shtëpisë, të videoklipit të këngëtares, të gjyqtarit të futbollit.

Krimi fluturon me ty kur shkon me pushime, kërcen me ty në tallava, voton bashkë me bakshishet e tua për zgjedhje, eksitohet me ty te moteli në autostradë, flet bashkë me ty çdo natë në studiot e televizioneve. Ti, une, krimi, ne, ata të gjithë jemi një familje herë e lumtur dhe herë e drobitur. Krimi shqiptar është 30 vjeç, i pjekur, i ushqyer, i veshur bukur, me makina të shtrenjta, me dashnore torollake, me përkrahje majtas-djathtas. Krimi është çdo qelizë e jona dhe kur dikush bërtet që nesër do e luftojmë krimin, duket sikur i shpall luftë vetes së tij. Beteja me krimin është e humbur që në ngjizje dhe qeshni, qeshni e talluni e mos kini frikë.
Ne jemi me fat, jemi vend i vogël dhe nuk përbëjmë kërcënim rajonal dhe as global. Kriminaliteti ynë lekët, eurot, poundet, frangat apo dollarët që fiton vjen i shpenzon për pordhë dhe tangërllëk në Shqipëri. Është kriminalitet i padëmshëm për të tjerë, tek-tuk mund të vrasë partnerin dhe kaq, vetëm kaq.

3./ Qeshni e talluni kur dëgjoni britmat se nesër do bëhet nami e do luftojmë krimin. Është njësoj porsi komshiu im Baftjari 70 vjeçar, ka 30 vjet që fle me gruan në një krevat dhe e gënjen çdo natë duke i thënë se nesër merr pensionin, do blejë një viagra dhe do bëhet nami. Nesër Baftjari përsëri do jetë me shokët e tjerë pensionistë duke pirë kafe turke e duke luajtur domino.
Ndërsa ne të tjerët jemi si Qamilja, gruaja e Baftjarit që pret shtrirë në krevat me këmbët hapur…
Nesër pra, nesër bëhet nami!

Next Post
SKEDA/ Si i ka ndryshuar në 13 vite pasuria prokurorit të Krimeve të Rënda, Dritan Prençi

Nga Ardi Veliu tek kreu i Gardës, zyrtarët më të lartë të Policisë kalojnë këtë janë në “sitën” e vettingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

Tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, Shalsi: Nuk është habi, ndodh edhe në SHBA

June 11, 2026
“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!

“Zëdhënësit e protestës, krerët e partive të reja”/ Klosi: Nuk gjej arsye pse qeveria të dorëhiqet!

June 11, 2026
Pele, Maradona apo Messi? Renditja e 10 legjendave që kanë lënë gjurmë në Kupën e Botës

Pele, Maradona apo Messi? Renditja e 10 legjendave që kanë lënë gjurmë në Kupën e Botës

June 11, 2026
“Zvërneci”, Shalsi: Protesta ka fjalime ordinere dhe kur nxjerr ato pankartat…

“Zvërneci”, Shalsi: Protesta ka fjalime ordinere dhe kur nxjerr ato pankartat…

June 11, 2026
VIDEO / Meksikë-Afrikë e Jugut, shënohet goli i parë i Botërorit

VIDEO / Meksikë-Afrikë e Jugut, shënohet goli i parë i Botërorit

June 11, 2026
Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

June 11, 2026
SHBA-të i japin fund miqësisë me Iranin

Trump tërhiqet sërish: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

June 11, 2026
Kuvend, prezantohet pr.buxheti 2026 me vlerë 8.8 mld €/ Malaj: Rrit pensionet e pagat, përgatit vendin drejt BE-së

Saga 10-vjeçare me “Bankers”, Malaj: Shteti fitoi betejën juridike, ka nisur vjelja e detyrimeve

June 11, 2026
Rama kundër SPAK-ut, Berisha është vetëm një grusht kripë më shumë në det

Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

June 11, 2026
“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

“Çdo çudi zgjat 3 ditë”, Rexhaj për protestën: Këta s’e tronditën vendin, rrinë në kafene

June 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In