• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Ta këpus kokën si të zogut”, djali kërcënon me jetë nënën e tij

by Java News
10/11/2016 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës urdhëron Prokurorinë të vijojë hetimet për kallëzimin e një 65-vjeçareje kundër djalit të saj. Në qershor të këtij viti, e moshuara J. Allkoçi ka kallëzuar të birin për “kanosje”, por Prokuroria nuk ka vendosur mosfillim të procedimit penal. E moshuara e ka kundërshtuar këtë vendim në Gjykatën e Tiranës, duke pretenduar hetime të paplota. Në kallëzimin e saj, e moshuara ka pretenduar se ishte kërcënuar me jetë nga i biri. Ajo ka rrëfyer se jeton vetëm me nipin e saj të mitur në shtëpi. Në paraditen e 7 majit, në dritaren përballë apartamentit të saj, në hyrjen tjetër ku jeton djali i saj Sh. Allkoçi, i ka thënë nga dritarja se “do t’i këpuste kokën si të zogut, do ta çonte në Tufinë dhe do ta mbyste me duart e tij”.

 Ajo nuk u ka kushtuar vëmendje fare këtyre fjalëve dhe ka hyrë brenda në apartamentin e saj dhe nuk e ka ndjekur debatin më tej. Ajo ka sqaruar se i biri i ka krijuar konflikte të vazhdueshme, për shkak se ka vënë banesën e saj si garanci në një kredi, ndonëse ajo është munduar t’i shmanget konflikteve. Nga ana e saj, Prokuroria ka vlerësuar se veprimi i kryer nga i kallëzuari nuk i përmbush kushtet për t’u konsideruar si formë e kanosjes. Sipas Prokurorisë, veprimet nuk kanë qenë të tilla në formë dhe përmbajtje sa t’i krijojë bindjen personit konkret se nga momenti në moment jeta apo shëndeti i tij mund të jenë në rrezik serioz. Në vlerësimin e organit të hetimit, duke mos u konstatuar prezenca e ndonjë arme apo mjeti tjetër të fortë, nuk mund të konkludohet se kanosja ka qenë serioze. Ndryshe ka qenë vlerësimi i gjykatës, i cili në vendimin e shpallur më 1 nëntor 2016 ka shfuqizuar vendimin për mosfillim procedimi penal dhe ka urdhëruar Prokurorinë të vijojë hetimet.

Gjykata e ka vlerësuar konkluzionin e Prokurorisë dukshëm të përciptë dhe të paargumentuar. Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk ka kryer veprime me karakter verifikues, mes të tjerave as nuk ka pyetur kallëzuesen J. Allkoçi.

Next Post
E moshuara nën hetim për pastrim parash, transferta me “Versace”-n

E moshuara nën hetim për pastrim parash, transferta me “Versace”-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta zbret në 216 lekë, benzina në 172 lekë

November 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 5 Nëntor 2026

November 4, 2026
Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

Projektbuxheti 2027/ 114.6 miliardë lekë për pushtetin vendor, Demo: Fokus te digjitalizimi dhe reforma territoriale

November 4, 2026
Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

Kush është Jon Ossoff, “Obama i ri” i demokratëve? Fitorja e thellë në Xhorxhia e ngjit 39-vjeçarin në majat e politikës amerikane

November 4, 2026
Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

Vlorë/ Tre në pranga brenda 24 orëve, njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje në Itali

November 4, 2026
Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

Trump përballë Demokratëve, shumica në Kongres mund të fillojë hetime për disa çështje

November 4, 2026
Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

Herët e para historike në SHBA! Nga myslimanët e parë, te homoseksualët, indigjenët dhe me ngjyrë

November 4, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Shiste drogë pranë shkollave në Lezhë, arrestohet 18-vjeçari, sekuestrohen 83 doza kanabisi

November 4, 2026
“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In