• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E moshuara nën hetim për pastrim parash, transferta me “Versace”-n

by Java News
10/11/2016 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Një 67-vjeçare që prezantohej si përfaqësuesja e disa bizneseve në Shqipëri, dyshohet si e përfshirë në një skemë të gjerë të pastrimit të parave. Vera Pustina, banuese në rrugën “Hoxha Tasim”, është vënë nën hetim për akuzën e pastrimit të parave, pasi rezulton se nëpërmjet disa kompanive fantazmë ka kryer mbi 40 transaksione bankare në shuma të konsiderueshme euro, në disa vende të botës duke filluar nga Kina, Anglia, Franca, etj.

Nga verifikimet në shoqërinë e transfertave “Ak-Invest” në lidhje me shtetasen Vera Pustina rezulton se gjatë periudhës janar 2012 – shkurt 2016 ajo ka urdhëruar mbi 39 transferta drejt destinacioneve të ndryshme si Anglia, Bregu i Fildishtë, Australi dhe Ganë.

Në datë 13 tetor 2016 ka mbërritur në favor të shtetases në fjalë një transfertë në mbërritje në shumën prej 18.300 USD me palë urdhëruese një shoqëri në Kinë e quajtur “Shengli Limited”.

Nga ana tjetër në adresat publike të “Alpha Bank” ka mbërritur një e-mail i dërguar nga një subjekt i quajtur “Raid Sweiss”, i cili njofton se ka marrë disa e-maile nga shtetasi Andrea Prestigiacomo, i cili është prezantuar si përfaqësues i shoqërisë së veshjeve “Versace” dhe kërkon që t’i transferohen fondet në bazë të marrëveshjes që ka me kompaninë “Versace” në llogarinë e me nr AL1890211319014103011XXXXXX, llogari e cila rezulton të zotërohet nga shtetasja Vera Pustina.

Transfertat nga Libani
Nga përmbajtja e akteve të cështjes rezulton se Seksioni për Pastrimin e Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ka adminsitruar të dhëna lidhur me hetimin financiar të shtetasess Vera Pustina, e datëlindjes 3 shtator 1949.

Rezulton se shtetasja në fjalë gjatë vitit 2015 ka përfituar dy transferta në mbërritje me datë 6 tetor 2015 në shumën 3.800 Euro dhe me datë 29 dhjetor 2015 shumën 1.600 Euro me urdhërues respektivisht shtetasin Ste Skaff Sai në Liban dhe nga një shoqëri e quajtur “Comtech Realty LLC” në SHBA, të cilat i ka tërhequr cash datat 6 tetor 2015 dhe 7 janar 2016.

Nga verifikimet në shoqërinë e transfertave “Ak-Invest” në lidhje me shtetasen Vera Pustina rezulton se gjatë periudhës janar 2012 – shkurt 2016 ajo ka urdhëruar 39 transferta drejt destinacioneve të ndryshme si Anglia, Bregu i Fildishtë, Australi dhe Ganë.

Në datë 13 tetor 2016 ka mbërritur në favor të shtetases në fjalë një transfertë në mbërritje në shumën prej 18.300 USD me palë urdhëruese një shoqëri në Kinë e quajtur “Shengli Limited”.

Nga ana tjetër në adresat publike të “Alpha Bank” ka mbërritur një e-mail i dërguar nga një subjekt i quajtur “Raid Sëeiss”, i cili njofton se ka marrë disa e-maile nga shtetasi Andrea Prestigiacomo, i cili është prezantuar si përfaqësues i shoqërisë së veshjeve “Versace” dhe kërkon që t’i transferohen fondet në bazë të marrëveshjes që ka me kompaninë “Versace” në llogarinë e me nr AL1890211319014103011XXXXXX, llogari e cila rezulton të zotërohet nga shtetasja Vera Pustina.

Asnjë biznes në QKR
Nga kontrolli në faqen zyrtare të QKR-se nuk rezultojnë biznese të regjistruara në emër të kësaj shtetases Vera Pustina, fakt që ngre dyshime mbi transaksionet e kryera apo dhe të tentuara për t’u kryer në favor të saj.

Në të tilla rrethana nisur nga transfertat e përfituara nga shtetasja Vera Pustina me urdhërues shoqëri imobiliare nga Libani, me të cilat nuk rezultojnë kontrata noteriale të raportuara apo marrëdhënie biznesi,fluksi i transfertave të transferuara nga Vera Pustina drejt shtetasve të ndryshëm në vlera relativisht të konsiderueshme nëpërmjet shoqërisë së transfertave “Ak-Invest”.

Shfrytëzimi i llogarisë bankare të shtetases Vera Pustina nga shtetas të huaj sipas korrespondencës së e-mailit për pagesën e vlerës së një malli të porositur si edhe transferta në mbërritje nga një shoqëri kineze me përfitues shtetasen Vera Pustina,jo si individ, por me të dhëna të tjera bashkëlidhur “Vera Pustina Alhuraiz Group L. L. C”.

Ndërkohë që nga faqja zyrtare e QKR-së nuk rezultojnë biznese të regjistruara krijohen dyshime për aktivitetin e kësaj shtetase si edhe dyshime të arsyeshme ekzistencën e elementëve të veprës penale të “Pastrimit te produkteve te vepres penale”.

Next Post
Video nga Burgu i Prizrenit, si vdiq Astrit Dehari i Vetëvendosjes

Video nga Burgu i Prizrenit, si vdiq Astrit Dehari i Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com