• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Switzerland – 31”!

by Java News
03/04/2025 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk bëhet fjalë për ndonjë garë sportive. 31 për qind – kjo është tarifa doganore që presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të aplikohet ndaj prodhimeve zvicerane të eksportuara në SHBA. Bum! Tarifa drakonike vlen nga 9 prilli. Bum! Në Bern zhgënjimi është i madh. Përpjekjet për t’ia bërë qejfin Trumpit kanë qenë të mëdha muajve të fundit

Nga Enver Robelli

Muajve të fundit disa politikanë zviceranë në mënyrë demonstrative janë përpjekur t’i sinjalizojnë qeverisë së re në Washington se Zvicra “është ndryshe” nga europianët e tjerë. Para zgjedhjeve në SHBA një ministër zviceran nga partia djathtiste SVP tha se “personalisht anonte nga Trumpi”. Pas zgjedhjeve në SHBA, presidentja e Zvicrës e lavdëroi fjalimin e nënpresidentit amerikan në Konferencën e Sigurisë në München si “fjalim shumë zviceran”. Pjesa tjetër e europianëve u tronditën nga fjalimi (me përjashtim të Viktor Orbanit nga Hungaria).

Mediat e djathta zvicerane (dhe jo vetëm ato) me muaj të tërë u përpoqën të krijojnë përshtypjen se Zvicra ishte “darlingu i Trumpit”, e përkëdhelura e presidentit. Njëkohësisht u ashpërsua retorika kundër BE-së, me të cilën Zvicra është duke zhvilluar negociata për një marrëveshje bilaterale, e cila rregullon bashkëpunimin. Qarqet e djathta janë kundër marrëveshjes me BE-në.

Kur u bë gjithnjë e më e qartë se Trump do të vendoste tarifa, kur po afrohej “Dita T”, Zvicra dërgoi një delegacion në Washington. Anëtarët e delegacionit informuan miqtë amerikanë se Zvicra është vend po aq liberal sa SHBA-të sa i përket lirive ekonomike. Nuk aplikon taksa për ekonominë digjitale. Nuk i kontrollon aq platformat online dhe ato të inteligjencës artificiale. Asgjë s’bëri punë.

Trump doli në bahçen me trëndafila të Shtëpisë së Bardhë dhe tha: “Switzerland – 31”!

Bum!

Presidentja e Zvicrës doli para mediave të enjten pasdite dhe tha: “Jemi të zhgënjyer”. Një gazetar pyeti: “A ka qeveria kontakt të drejtpërdrejtë me Trumpin?” Presidentja u përgjigj: “Jo, nuk kemi”. Një ministër foli për një “Lose-lose-lose-Situation”, pra: të dyja palët po humbin. Mbesin edhe disa ditë për të negociuar me ekipin e Trumpit, tarifat drakonike hyjnë në fuqi më 9 prill. Zvicra “tani për tani” nuk do të reagojë me kundërmasa, tha qeveria.

Prej më shumë se dyqind vjetësh, Zvicra dhe SHBA konsiderohen si “Republika motra”. Kjo shprehje u përdor pak pas shpalljes së pavarësisë së Amerikës (më 1776). Në atë kohë, dijetari nga Berni, Jean-Rodolphe Vautravers, i shkroi një letër mikut të tij Benjamin Franklin: “Le të jemi të bashkuar si Republika motra”. Në shekullin e 18-të Amerika e idealizonte Zvicrën sepse në Europën e sunduar nga shtëpitë mbretërore ajo paraqiste një përjashtim: ishte republikë.

Ministri i katërt i financave i SHBA-ve ishte Albert de Gallatin. Me origjinë nga Gjeneva, ai emigroi në vendin e mundësive të pakufizuara në vitin 1780. Statuja e tij gjendet në anën veriore të Ministrisë së Financave në Washington, fare afër Shtëpisë së Bardhë.

Kur më 1848 u themelua Zvicra moderne, modeli i parlamentit me dy dhoma u kopjua nga SHBA-të (senati dhe dhoma e përfaqësuesve). Disa elemente të Kushtetutës amerikane u integruan në Kushtetutën e Zvicrës.

“Sister Republic”? Miqësia zvicerano-amerikane ka përjetuar ditë më të mira. Kur e shpalli fermanin të mërkurën, Trump prezantoi një tabelë dhe tha: “Switzerland – 31”! Në rregulloren e publikuar pastaj figuron shifra 32. Atëherë: “Switzerland – 32”! Ose ndoshta 31. Kushedi. Ndoshta Trumpi!

“Shpresa vdes e fundit” – ky është titulli i një shkrimi të një gazete zvicerane.

Bum!

Next Post
Pas 28 vitesh në Zërin e Amerikës, gazetari Armand Mero emërohet drejtor i informacionit në Report Tv dhe Shqiptarja.com

Pas 28 vitesh në Zërin e Amerikës, gazetari Armand Mero emërohet drejtor i informacionit në Report Tv dhe Shqiptarja.com

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje!

VIDEO/ Seferi shkëlqen në Turqi, sulmuesi i Kombëtares shënon golin e pestë në gjashtë ndeshje!

September 7, 2026
Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufirin me Rusinë: Duhet të jemi të përgatitur!

Finlanda përfundon gardhin 200 kilometra në kufirin me Rusinë: Duhet të jemi të përgatitur!

September 7, 2026
Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

Zjarri djeg edhe varrezat në Ungrej të Lezhës, deputeti Gjekmarkaj publikon pamjet dhe kërkon ndërhyrje urgjente: Po rrezikohen banesat!

September 7, 2026
Ligjërohet ChatGPT në shkolla, zbulohet udhëzuesi i ri i Ministrisë së Arsimit! Përcakton përdorimin, nga ushtrimet deri te vlerësimi i nxënësve

Ligjërohet ChatGPT në shkolla, zbulohet udhëzuesi i ri i Ministrisë së Arsimit! Përcakton përdorimin, nga ushtrimet deri te vlerësimi i nxënësve

September 7, 2026
Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident në rrugën Gramsh-Cërrik, motori përplas këmbësoren, drejtuesi largohet nga vendngjarja!

September 7, 2026
Tubim kundër Berishës në SHBA, protestuesi: Është ‘non grata’ për shqiptarët e Amerikës, jemi sulmuar e kërcënuar

“Të marrësh një vizë dhe ta quash fitore, qesharake!”- Ish-kandidati për kryetar i PD: Berisha ka mision minimin e demokracisë, vizita në SHBA jo arritje

September 7, 2026
Ministri Hoxha takon të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria dhe SHBA, angazhim për thellimin e partneritetit strategjik!

Ministri Hoxha takon të Dërguarin Special të Trump: Shqipëria dhe SHBA, angazhim për thellimin e partneritetit strategjik!

September 7, 2026
Dita e 69-të e protestës, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

Protesta, patericë e forcave të reja politike?

September 7, 2026
Ngjarje shokuese në Gjermani, futbollisti helmon për vdekje shokun e skuadrës dy javë para dasmës, shkak një grua!

Ngjarje shokuese në Gjermani, futbollisti helmon për vdekje shokun e skuadrës dy javë para dasmës, shkak një grua!

September 7, 2026
PD takim me të dërguarin e Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

PD takim me të dërguarin e Trump: Shqipëria përballet me kapjen e shtetit, korrupsionin dhe deformimin e zgjedhjeve

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com