• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Switzerland – 31”!

by Java News
03/04/2025 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk bëhet fjalë për ndonjë garë sportive. 31 për qind – kjo është tarifa doganore që presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të aplikohet ndaj prodhimeve zvicerane të eksportuara në SHBA. Bum! Tarifa drakonike vlen nga 9 prilli. Bum! Në Bern zhgënjimi është i madh. Përpjekjet për t’ia bërë qejfin Trumpit kanë qenë të mëdha muajve të fundit

Nga Enver Robelli

Muajve të fundit disa politikanë zviceranë në mënyrë demonstrative janë përpjekur t’i sinjalizojnë qeverisë së re në Washington se Zvicra “është ndryshe” nga europianët e tjerë. Para zgjedhjeve në SHBA një ministër zviceran nga partia djathtiste SVP tha se “personalisht anonte nga Trumpi”. Pas zgjedhjeve në SHBA, presidentja e Zvicrës e lavdëroi fjalimin e nënpresidentit amerikan në Konferencën e Sigurisë në München si “fjalim shumë zviceran”. Pjesa tjetër e europianëve u tronditën nga fjalimi (me përjashtim të Viktor Orbanit nga Hungaria).

Mediat e djathta zvicerane (dhe jo vetëm ato) me muaj të tërë u përpoqën të krijojnë përshtypjen se Zvicra ishte “darlingu i Trumpit”, e përkëdhelura e presidentit. Njëkohësisht u ashpërsua retorika kundër BE-së, me të cilën Zvicra është duke zhvilluar negociata për një marrëveshje bilaterale, e cila rregullon bashkëpunimin. Qarqet e djathta janë kundër marrëveshjes me BE-në.

Kur u bë gjithnjë e më e qartë se Trump do të vendoste tarifa, kur po afrohej “Dita T”, Zvicra dërgoi një delegacion në Washington. Anëtarët e delegacionit informuan miqtë amerikanë se Zvicra është vend po aq liberal sa SHBA-të sa i përket lirive ekonomike. Nuk aplikon taksa për ekonominë digjitale. Nuk i kontrollon aq platformat online dhe ato të inteligjencës artificiale. Asgjë s’bëri punë.

Trump doli në bahçen me trëndafila të Shtëpisë së Bardhë dhe tha: “Switzerland – 31”!

Bum!

Presidentja e Zvicrës doli para mediave të enjten pasdite dhe tha: “Jemi të zhgënjyer”. Një gazetar pyeti: “A ka qeveria kontakt të drejtpërdrejtë me Trumpin?” Presidentja u përgjigj: “Jo, nuk kemi”. Një ministër foli për një “Lose-lose-lose-Situation”, pra: të dyja palët po humbin. Mbesin edhe disa ditë për të negociuar me ekipin e Trumpit, tarifat drakonike hyjnë në fuqi më 9 prill. Zvicra “tani për tani” nuk do të reagojë me kundërmasa, tha qeveria.

Prej më shumë se dyqind vjetësh, Zvicra dhe SHBA konsiderohen si “Republika motra”. Kjo shprehje u përdor pak pas shpalljes së pavarësisë së Amerikës (më 1776). Në atë kohë, dijetari nga Berni, Jean-Rodolphe Vautravers, i shkroi një letër mikut të tij Benjamin Franklin: “Le të jemi të bashkuar si Republika motra”. Në shekullin e 18-të Amerika e idealizonte Zvicrën sepse në Europën e sunduar nga shtëpitë mbretërore ajo paraqiste një përjashtim: ishte republikë.

Ministri i katërt i financave i SHBA-ve ishte Albert de Gallatin. Me origjinë nga Gjeneva, ai emigroi në vendin e mundësive të pakufizuara në vitin 1780. Statuja e tij gjendet në anën veriore të Ministrisë së Financave në Washington, fare afër Shtëpisë së Bardhë.

Kur më 1848 u themelua Zvicra moderne, modeli i parlamentit me dy dhoma u kopjua nga SHBA-të (senati dhe dhoma e përfaqësuesve). Disa elemente të Kushtetutës amerikane u integruan në Kushtetutën e Zvicrës.

“Sister Republic”? Miqësia zvicerano-amerikane ka përjetuar ditë më të mira. Kur e shpalli fermanin të mërkurën, Trump prezantoi një tabelë dhe tha: “Switzerland – 31”! Në rregulloren e publikuar pastaj figuron shifra 32. Atëherë: “Switzerland – 32”! Ose ndoshta 31. Kushedi. Ndoshta Trumpi!

“Shpresa vdes e fundit” – ky është titulli i një shkrimi të një gazete zvicerane.

Bum!

Next Post
Pas 28 vitesh në Zërin e Amerikës, gazetari Armand Mero emërohet drejtor i informacionit në Report Tv dhe Shqiptarja.com

Pas 28 vitesh në Zërin e Amerikës, gazetari Armand Mero emërohet drejtor i informacionit në Report Tv dhe Shqiptarja.com

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

Berisha rrëfen bisedën me Salianjin para se të lirohej nga burgu: Ai mori fund që kur e birësuan politikisht

March 23, 2026
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

March 23, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

March 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 24 Mars 2026

March 23, 2026
Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

Diplomacia ul çmimin e naftës, Omani ndërhyn si ndërmjetës, Trump pezullon sulmet ndaj Iranit

March 23, 2026
Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

Referendumi për reformën gjyqësore në Ital, pjesëmarrja tejkalon pritshmëritë

March 23, 2026
Trump “shpërthen” edhe për Krishtlindje: Gëzuar edhe fundërrinës së të majtës radikale

“Pa logjikë të qartë”, analiza që zbërthen veprimet dhe fjalët e Trump

March 23, 2026
Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In