• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Deputetët nxitës të dhunës, duhet të mbajnë përgjegjësi penale

by Ylli Manjani
23/03/2026 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me aktet e dhunës gjatë protestës së fundit, duke hedhur përgjegjësinë mbi drejtuesit politikë dhe jo mbi personat që i kryejnë ato.

Sipas Manjanit, individët që përdorin mjete të rrezikshme gjatë protestave janë “të paguar, të gënjyer ose të çmendur” dhe, për këtë arsye, mbajnë pak ose aspak përgjegjësi ligjore.

“Ata që hedhin lëndë djegëse të kombinuar me mjete piroteknike janë të paguar, të gënjyer ose të çmendur. Në të gjitha rastet pra, janë ligjërisht pak ose aspak përgjegjës.

Përgjegjësia ligjore bie direkt mbi grupimin politik që i thërret, nxit drejton në akte dhune kundër rendit publik.

Qëllimi i dhunës piroteknike dhe goditja e policisë është politik. Nuk ka asnjë lidhje me reagimet civile (jo partiake) të njerëzve për politika apo veprime të qeverisë.

Me pak fjalë deputetët e PD që thirrën, nxitën dhe drejtuan aktet e dhunës janë penalisht përgjegjës. Për më tepër, ata u panë qartë që ishin në kundërshtim të hapur të punonjësve të policisë dhe, siç është sot në fuqi Kodi Penal, mbajnë përgjegjësi ekstra për këtë.

Sa i takon imunitetit të deputetit, ai nuk të mbron nga “marinimi” me peperspry, as nga gazi lotsjellës, as nga uji me presion që përdoret kundër turmave të dhunshme. Imuniteti nuk të mbron as nga shkopi i gomës. Në asnjë rrethanë kur kryen veprime të dhunshme flagrante, imuniteti nuk të mbron. Madje në flagrancë arrestohesh që çke me të!

Kështu që, ata hallexhinjtë që hedhin shishe me benzinë e fishekzjarre nuk kanë asnjë faj. Të paktën krahasuar me çfarë bëjnë nxitësit politikë të tyre.

Janë deputetët ata që mbajnë përgjegjësi penale për nxitjen dhe drejtimin e akteve të dhunës kundër rendit publik.

Unë nuk jam për arrestime, por përgjegjësia penale duhet ushtruar dhe mbajtur.

Nuk po i hyj këtu motiveve politike që nxisin dhunë ndaj rendit publik, se ato i gjykon më shumë sesa kushdo tjetër vota.

Dhe nuk është hiç votë e vjedhur vota kundër dhunës, me thënë të drejtën!

Dhuna nuk sjell vota, por i largon ato. Edhe në Gjermani kështu është….

****

Meqë ra fjala te Gjermania, nuk ma kishte marrë mendja që degjenerimi politik të arrijë në këtë pikë që të djegësh vendin tënd për disa fotografi, që të ngjash si gjerman…”, shkruan Manjani.

Next Post
Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Mette Frederiksen drejt mandatit të tretë! Përplasja me Trump për Groenlandën rikthen mbështetjen elektorale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

“Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

August 24, 2026
“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

August 24, 2026
Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

August 24, 2026
“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës

“Kisha frikë nga ai, prej muajsh ishte zhdukur nga shtëpia”- Detaje të reja nga vrasja në Greqi, çfarë rrëfyen gruaja e shqiptarit dhe motra e viktimës

August 24, 2026
“Shqipëria është e pastër”, ISHP: Nuk ka asnjë rast me virusin e Nilit Perëndimor

Rasti i parë me “Ethet e Nilit” në Shqipëri, reagon Ministria e Shëndetësisë: ISHP po monitoron situatën, edhe më parë…

August 24, 2026
Bek

Bek

August 24, 2026
Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

Pas takimit me ministrat në Pogradec, Rama pret edhe të moshuarit në vilën qeveritare: Vetëm ai mund t’i zgjidhë problemet tona!

August 24, 2026
VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

VIDEO/ Ekuadori arreston ‘Caballo’, financierin dhe anëtarin e organizatës kriminale të shqiptarit Dritan Gjika! Ja roli i tij në rrjet

August 24, 2026
Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

Biznesi i pazakontë, Hummels, Muller dhe Sommer bëhen pronarë, blejnë një klub në Portugali

August 24, 2026
“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

“Gjithë ditën kam pritur që të vish!”- Selvie Jao mesazh prekës në ditëlindjen e pare pa Shpat Kasapin: Edhe kur jeta na sfidonte…

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com