• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

by Os De
28/10/2025 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shfuqizuar të martën një nen të një udhëzimi administrativ, i cili u kërkonte veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të paraqisnin dëshmi se nuk ishin në marrëdhënie pune për të përfituar nga pensioni. 

Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2025 i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) kishte vendosur si kusht që veteranët, për të përfituar kompensim financiar, duhet të dëshmonin me dokument nga Administrata Tatimore e Kosovës se nuk janë të punësuar. 

Gjykata Supreme ka vendosur se ky kusht është i paligjshëm, sepse ligji në fuqi, neni 16A, paragrafi 5, nuk ua ndalon veteranëve që janë të punësuar në sektorin privat të përfitojnë nga pensioni. 

Sipas ligjit, vetëm ata që janë të punësuar në institucione publike ose ndërmarrje publike, pra që paguhen nga buxheti i shtetit, përjashtohen nga përfitimi. 

Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së, e cila e kishte paditur Ministrinë për këtë udhëzim, e përshëndet vendimin e Supremes në një shkrim në Facebook. 

“Ky vendim është një fitore e drejtësisë dhe e ligjit, sepse rikthen në vend një padrejtësi të bërë ndaj shumë veteranëve që, pavarësisht se janë të punësuar në sektorin privat, u ishin mohuar të drejtat ligjore të përfitimit nga skema e kompensimeve”, tha kjo organizatë. 

Supremja tha se, gjatë shqyrtimit të ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarëve të familjeve të tyre, ka vlerësuar se me ndryshimet dhe plotësimet e fundit të ligjit është krijuar një “paqartësi dhe konfuzion juridik” në lidhje me ekzistimin ose jo të marrëdhënies së punës si kriter për përfitimin e së drejtës ligjore të kompensimit financiar. 

“Në këtë drejtim, Gjykata ka interpretuar nenin 16A, paragrafi 5 të ligjit të ndryshuar, i cili përcakton se: Veteranët e luftës së UÇK-së që punojnë jashtë institucioneve që paguhen nga buxheti i Kosovës, si dhe jashtë ndërmarrjeve publike, do të gëzojnë njëtrajtshëm deri në 50% të shumës së paraparë, por që në total nuk do të kalojë 0.7% të Bruto Prodhimit Vendor”, thuhet në vendim. 

Gjykata vendosi se e drejta për përfitim nga kjo kategori ligjore nuk varet nga ekzistenca e marrëdhënies së punës në përgjithësi, por nga natyra e punëdhënësit dhe burimi i financimit të pagës, pra, nëse ai burim është apo jo buxheti i shtetit. 

Ajo i kërkoi Ministrisë ta shfuqizojë ose harmonizojë me përmbajtjen e ligjit të ndryshuar të vitit 2017 udhëzimin administrativ të vitit 2015, në lidhje me kushtin që një veteran të mos jetë në marrëdhënie pune për përfitimin e kompensimit. 

Veteranët e luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, të cilët janë të papunësuar, marrin pension mujor që nga viti 2015. 

Sipas të dhënave shtetërore, nga rreth 46 mijë veteranë të regjistruar, rreth 37 mijë përfitojnë një pension prej 204 eurosh. 

Sipas Ligjit për Veteranët e Luftës së UÇK-së, ekzistojnë gjashtë kategori veteranësh: invalidi i luftës, veterani luftëtar, i internuari, pjesëtari, pjesëmarrësi i luftës dhe ushtari i zhdukur i UÇK-së. 

Po sipas të njëjtit ligj, vetëm ata që e kanë statusin e veteranit luftëtar të UÇK-së kanë të drejtë në pension dhe përfitime shtesë, ndërsa kategoritë tjera vetëm në përfitime të parapara me ligj. REL

Next Post
“Uragani i shekullit” përfshin…Pamje tronditëse nga Gjiri i Atlantikut, raportohen viktima (VIDEO)

“Uragani i shekullit” përfshin...Pamje tronditëse nga Gjiri i Atlantikut, raportohen viktima (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

“Ja çfarë na tha Wesley Clark”, ish-zv.shefi i shtabit të UÇK rrëfen bashkëpunimin me NATO-n gjatë luftës së Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In