Skuadra e Arsenalit ka mbyllur në mënyrën më të mirë edicionin, pasi ka arritur të mbrojë titullin e FA Cup duke mposhtur Aston Villën me rezultatin 4:0.
Arsenal ka qenë e papërmbajtshme nga fillimi e deri në fund, duke treguar kështu superioritetin e saj.
Golat për Arsenalin i shënuan Walcott (40′), Sanchez (50′), Mertesacker (62′) dhe Giroud (90+3).
Kjo është hera e dytë radhazi që Arsenali fiton FA Cup, ndërsa në total këtë trofe e ka fituar 12 herë.









