• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmuan ambasadorin tonë në Britani: Debat i ashpër në mediat e Londrës. Reagojnë intelektualët shqiptarë

by Java News
25/12/2023 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nuk kanë mbetur jashtë debatit të dy mediave britanike për ambasadorin e ri të Shqipërisë në Angli edhe disa pedagogë shqiptarë që punojnë në universitet angleze.

Ata evidentojnë arritjet profesionale të Uran Ferizit i cili pritet të drejtojë diplomacinë shqiptare në Londër, pasi t’i ketë dorëzuar Mbretit Charles letrat kredenciale. Kundërshtojnë me forcë qëndrimet e shprehura në Mail on Sunday një gazetë me politikë editoriale kundra të huajve dhe shënjestruese konstante e komunitetit shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Lea Ypi pedagoge në London School of Economics, një zë i fuqishëm së-fundmi në mbrojtje të bashkëkombësve të saj në Britani, në rrjetin X ka bërë këtë koment.

“Një histori e jashtëzakonshme. Uran Ferizi është një prej njerëzve më të ndritur dhe më të guximshëm me plot konsideratë që unë njoh. Përfaqësuesi më perfekt i Shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar”-u shpreh Ypi.

Shqiponja Telhaj një tjetër pedagoge nga Sussex Universti në Angli thotë:

“Çfarë historie e jashtëzakonshme. Uran Ferizi është një nga njerëzit më të kultivuar që kam takuar dhe më i miri për të na përfaqësuar ne, emigrantët  shqiptarë, në Mbretërinë e Bashkuar”- tha Telhaj.

Ish zëvendës ministri arsimit, akademiku Taulant Muka, ndalet në shkrimin e Mail on Sunday të cilin e quan si një artikull mashtrues më një sfond të paplotë.

“Uran Ferizi është një shkencëtar me përvojë në institucione të njohura si Oxford dhe Stanford. Ai pasqyron përvojat e shqiptarëve të shumtë që lanë atdheun e tyre në kërkim të një arsimimi dhe të ardhmeje më të mirë”- tha Taulant Muka.

Por ka edhe nga ata shqiptarë të cilët duan ta shikojnë Uran Ferizin si vazhdues të sukseseve të tija të deritanishme në shkencë.

Redion Xhepa shkruan se “Për të qenë i sinqertë ajo që unë e shoh si faktin më shqetësues është se një person si ai, me një CV të frikshme, largohet nga kërkimi shkencor dhe dëshiron të jetë ‘vasal i qeverisë’.  “Çfarë e bën një të diplomuar nga Stanford dhe Oxford të punojë për qeverinë?”- thekson Redion Xhepa./m.j

Next Post
Lushnje/ Zjarri në pallatin 12-katësh: 35 persona të asfiksuar në spital, mes tyre dy fëmijë dhe dy zjarrfikës

Lushnje/ Zjarri në pallatin 12-katësh: 35 persona të asfiksuar në spital, mes tyre dy fëmijë dhe dy zjarrfikës

Comments 1

  1. Klodi says:
    2 years ago

    Skane faj mediat e Britanise por hijenat e Saliut qe vjellin vrer per cdo gje te mire qe vjen nga Shqiperia ( si ajo Harxhi)

    Reply

Leave a Reply to Klodi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

Programi i “Rijetëzimit të Kullave” në Shqipërinë e veriut hyn në fazë të re, 523 kulla drejt transformimit

April 7, 2026
Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

Negociatat me BE-në, Shqipëria në pritje të “dritës jeshile”/ Këshilli kërkon kohë: Duhen bisedime të tjera

April 7, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit, Mbretëria e Bashkuar nuk do të lejojë përdorimin e bazave të saj

April 7, 2026
Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

Ministri Hoxha, me studentët në Durrës: Rruga e Shqipërisë drejt BE, e pandashme nga angazhimi i të rinjve

April 7, 2026
Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

April 7, 2026
Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

Inteligjenca ushtarake ukrainase: Rusia po furnizon Iranin me imazhe satelitore të pikave ushtarake amerikane

April 7, 2026
Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

Izraeli paralajmëron përshkallëzim ndaj Iranit, shefi i ushtrisë: Do të rrisim goditjet ndaj regjimit

April 7, 2026
Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

Nga trashëgimi në motor ekonomik, ministri Gonxhja prezanton skemën e transformimit të 523 kullave në Veri të vendit në asete të turizmit malor

April 7, 2026
Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

Ministri Salla në takim me blegtorët: Rritje fondesh për blegtorinë dhe forcim i kontrolleve për sigurinë ushqimore

April 7, 2026
Afera Partizani, Beqiri: Berisha rrezikon deri në 10 vite burg! SPAK ka lënë në harresë ‘21 janarin’ dhe ‘Gërdecin’

GJKKO rrëzoi kërkesën e Malltezit për pasuritë, Beqiri: Familja Berisha, më e korruptuara në Europë dhe Afrikë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In