• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sulmi në Banjskë, Bushati: U shmang një katastrofë, policia e Kosovës u koordinua me aleatët

by A M
17/10/2023 21:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se u evitua një katastrofë edhe më e madhe në sulmin në Banjskë më 24 shtator, pasi Policia e Kosovës, u koordinua me aleatët.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bushati u shpreh është e pashmangshme që Kosova dhe Serbia do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve.

Bushati shtoi se partneriteti mes Tiranës dhe Prishtinës është i pazëvendësueshëm.

“Opinioni im është ky, që ne duhet të respektojmë më shumë njëri-tjetrin, pra, ne Kosovën dhe Kosova ne. Unë mendoj që ndarja e detyrave këtu ka qenë gjithmonë shumë e qartë. Që nga  2016-2017 e deri më sot, ende pllakat tektonike në këtë raport nuk kanë zenë vend. Ne duhet të përpiqemi që si të zenë vend. Unë mendoj që ne duhet të qëndrojmë te raporti strategjik, tek çështjet strategjike, te interesi straregjik. Cili është interesi strategjik i shqiptarëve? Dy tema kemi pasur si devizë në politikën e jashtme, të ardhmen euroatlantike dhe avancimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon. Këto janë dy çështjet themelore që nuk duhet t’i shmangemi. Albin Kurti ka të drejtë nëse e ka thënë këtë deklarim, sepse Policia e Kosovës, ka autoritet në të gjithë territorin e Kosovës. Deri në bojkotimin që i bënë serbët institucioneve të Kosovës, edhe policisë, pjesa në veri është mbuluar nga reparte policore serb të Kosovës. Ka një çështje tjetër që shpesh ngatërrohet, roli i FSK. Ka pasur një angazhim nga Prishtina që të reduktojë numrin në veri dhe në procesin e transformimit nga FSK në ushtri, çdo lëvizje e trupave ushtarake, do duhej të bëhej paraprakisht në koordinim me KFOR-in. Nga të gjithë politikanët në Kosovë, me çfarë kam ndjekur unë, pjesëmarrja e shtuar e aleatëve në trupat e KFOR-it si pasojë e sulmit të 24 shtatorit, është përshëndetur.

KFOR-i është në perimetrin e jashtëm të kufijve të Kosovës, perimetri i brendshëm është një çështje nën përgjegjësinë dhe nën autoritetin e Policisë së Kosovës. Ngjarja e fundit mua më çoi në konkluzionin që, një koordinim më i shëndetshëm mes institucioneve të Kosovës, në këtë rast Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, KFOR-it apo shërbimeve të ndryshme inteligjente, funksionoi me përpikmëri. Në radhë të parë, u evitua një katastrofë edhe më e madhe, mund të kishte gjakderdhje edhe më të madhe. Mendoj se tani është koha për të filluar dhe për të shikuar se si do të shkohet drejt të ardhmes. Riulja në tavolinë do të jetë e pashmangshme. Modalitetet e rikthimit në tryezë janë një çështje tjetër, por mendoj se do të jetë e pashmangshme dita që do të riulen në tryezë, Kosova dhe Serbia. A do të ulen me këtë format, a do ketë balancim të ri, kjo do jetë një çështje që do duhet ta shohim. Por e shoh të pazëvendësueshmë partneritetin mes Tiranës dhe Prishtinës, apo Prishtinës dhe Tiranës”, theksoi ai.

/a.d

Next Post
Ditmir Bushati komenton integrimin në BE: Data me rëndësi, ne nuk jemi nxënës të mirë

Ditmir Bushati komenton integrimin në BE: Data me rëndësi, ne nuk jemi nxënës të mirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

Ministri Stoyanov: Dronët goditën një tjetër anije kontejnerësh pranë Bullgarisë

October 28, 2026
Macron takon për herë të parë drejtuesit e studentëve, teksa Franca përgatitet për një tjetër valë protestash

Macron shpreh solidaritetin me Spanjën pas aksidentit të rëndë hekurudhor me 39 viktima

October 28, 2026
LIVE/ Rama: Protestat? Turmë agresive që do t’i imponohet realitetit normal të Tiranës! Mish-mash partiak

LIVE/ Rama: Protestat? Turmë agresive që do t’i imponohet realitetit normal të Tiranës! Mish-mash partiak

October 28, 2026
Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona, akuzohen për shfrytëzim prostitucioni

October 28, 2026
Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

Administrata Trump shqyrton heqjen e sanksioneve ndaj fondit shtetëror rus të investimeve pas marrëveshjes për naftën

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

Zgjedhjet në Izrael, skenarët që mund të përcaktojnë qeverinë e ardhshme

October 28, 2026

Paketa fiskale 2027, më socialja e 36 viteve?

October 28, 2026
Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

Mediat sociale në gjyq përsëri, Meta dhe Snap përballen me jurinë për dëmtim të dyshuar ndaj adoleshentëve

October 28, 2026
Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

Studentët protestojnë sërish në Tiranë, tkurret pjesëmarrja në tubim

October 28, 2026
Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

Zgjedhjet në Izrael, partitë arabe dyfishojnë mandatet dhe mund të vendosin fatin e qeverisë së re

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In