• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nga një zonë pa infrastrukturë, sot e lidhur me Unazën e Madhe! Rikonstruktohet rruga në Shkozë

by E S
28/04/2026 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër rrugë është rikonstruktuar në Tiranë. Bëhet fjalë për rrugën “Ramazan Shushku”, e cila ndodhet në afërsi me Unazën e Madhe, në zonën e Shkozës, Njësia Administrative nr. 1.

Gjatë inspektimit, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, u shpreh se ndërhyrja ka avancuar me shpejtësi dhe se tashmë banorët e kësaj zone do të kenë të njëjtin standard infrastrukture si pjesa tjetër e qytetit.

“Kjo është një ndër ato rrugë në të cilat për shkak të shmangies së shpronësimit ka ecur me të vërtetë shumë shpejt. Bëhet fjalë për një zonë e cila nuk ka pasur asnjë lloj infrastrukture urbane apo publike dhe jo vetëm që tani e ka, por është e lidhur edhe me Unazën e Madhe dhe do të vijojë të lidhet me rrugën ‘Pjetër Arbnori’ të cilën ne do të vazhdojmë ta investojmë. Më në fund kanë të njëjtën infrastrukturë që ka çdo banor i qytetit të Tiranës edhe pse është goxha distancë nga qendra. Mirëpresim bashkëpunimin e banorëve për sa i përket të gjithë investimit, mirëmbajtjes së tij, por edhe të jetës në komunitet e cila e bën edhe investimin edhe më me kuptim”, deklaroi ajo.

Nga ana tjetër administratorja e Njësisë Administrative nr. 1, Trëndelina Jaku, deklaroi se banorët janë të kënaqur nga investimi i bërë.

“Banorët kanë qenë të gjithë shumë të kënaqur sepse normalisht s’ka patur problematika. Domethënë normalisht ndriçimi është bërë, ujërat e zeza dhe kanalizimi është bërë, kështu që shumë faleminderit”, u shpreh Jaku.

Rruga dytësore fillon nga Unaza e Madhe deri në kryqëzim me rrugën “Pjetër Budi” dhe “Agush Gjergjevica”.

Ky segment shërben si akses për të gjithë objektet e zonës, të cilat janë kryesisht objekte banimi 1 deri 3 kate dhe në fund lidhet me lagjen Çollak.

Ky investim përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujërave të zeza, kanalizimet e ujërave të shiut, shtresat rrugore, trotuaret, ndriçimin modern dhe sinjalistikën, për të garantuar një infrastrukture.

Next Post
Amer Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

Amer Kapetanovic: Ballkani, mbi 190 mijë vende bosh në 5 vitet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In