• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Sulmi elegant” i Macron ndaj Trump

by A R
26/04/2018 08:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas mikpritjes së zjarrtë dhe duartrokitjeve që zgjatën për tre minuta, Presidenti francez Emmanuel Macron e përdori fjalimin e tij në Kongresin Amerikan për të denoncuar nacionalizmin dhe izolimin, politika që, sipas tij, janë një kërcënim për prosperitetin global.

Fjalimi i Macron në Kongres u interpretua gjerësisht si një sulm elegant ndaj axhendës së Trumpit, “Amerika e Para”. Macron gjithashtu foli për ndryshimet mes Francës dhe SHBA-së në kuadër të tregtisë globale, Iranit dhe ambientit, disi në kontrast me sjelljen e tij gjatë ditëve të para të vizitës në SHBA.

Macron tha se SHBA dhe Franca janë aleatë të ngushtë, pasi lidhja e tyre është formuar në liri, tolerancë dhe të drejtat e barabarta. Megjithatë, Macron e bëri të qartë se me Presidentin Donald Trump nuk bie gjithnjë dakord.

“Izolimi, tërheqja dhe nacionalizmi mund të jenë tunduese për ne si një ilaç i përkohshëm për frikën tonë. Por, mbyllja e derës ndaj botës nuk do të ndalojë evolucionin e saj. Mbyllja e derës ndaj botës nuk qetëson, por ndez edhe më shumë frikën e qytetarëve tanë. Ne nuk do të lejojmë që nacionalizmi ekstrem të trondisë një botë plot shpresa për prosperitet më të madh”, deklaroi Macron shkruan tch.

Presidenti francez theksoi se SHBA kishte shpikuar multilateralizmin dhe se i takonte sërish këtij kombi të madh të rishpikë e të krijojë një rend të ri botëror. Sipas Macron, OKB dhe NATO mund të mos jenë në gjendje që të përmbushin misionet e tyre dhe të garantojnë stabilitet, nëse Perëndimi injoron rreziqet e reja që ngrihen në botë./a.m.

Next Post
Qytetari: Jam specialist, më sorollasin, Rama: Të gjej unë punë për 24 orë por…

Rama tregon si "të ngrini në këmbë ministrat" për problemet tuaja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

Ngjarja tragjike, policia jep detaje: Ndodhi pasi shoferi kish lënë pa siguruar frenat e dorës

September 27, 2026
“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

“Të zbulosh Kinën nëpër libra”, eventi si urë mes kulturave

September 27, 2026
“Familjet kanë pritur mjaftueshëm!”- Ministri Demo në Kombinat: Rindërtimi duhet të ecë me ritëm, deri te çelësi i shtëpisë së re!

Goditja e grupeve që shisnin drogë në shkollat e Tiranës, ministri: Policia do të jetë në çdo cep për sigurinë e fëmijëve

September 27, 2026
WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë dollarëshe në Shqipëri

September 27, 2026
Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

September 27, 2026
Masa ndaj Vlora Hysenit, Rama reagon nga New Yorku: Lirim të menjëhershëm nga detyra! Kreu i ri i SHISH, sapo…

Rama mbërrin nga SHBA sot në orën 13:00, mediat: Çfarë pritet të deklarojë nga salla VIP në Rinas

September 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Edhe fundi e ka një erë…

September 27, 2026
GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

GJKKO lë në burg Bledar Cafin pas arrestimit në operacionin “Muri i Lartë”

September 27, 2026
Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

Procedohen dy mjekë neurologë pas vdekjes së një 40-vjeçari, dyshohen për mjekim të pakujdesshëm

September 27, 2026
Pasi u ofrua si kandidat për Tiranën, Braçe i kërkon KQZ-së rezultatet e tij që nga zgjedhjet e 1996-ës

“Euro bie, çmimet jo”/ Braçe denoncon supermarketet: Blejnë më lirë, na shesin shtrenjtë! Të taksohen mbifitimet

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com