• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sulmet ndaj numrit dy të PD, Basha del në konferencë me Gazment Bardhin, mesazhi për kundërshtarët: Nuk e “lëshoj”

by Java News
27/07/2021 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditët e fundit analistët dhe njerëzit pranë PD-së nisën një fushatë të ashpër kundër numrit dy të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Këto sulme u ndërmorën menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, duke e bërë përgjegjës  Bardhin për zhvillimet brenda PD-së, madje edhe për organizmin e partisë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Shumë syresh, këto sulme i lidhën me faktin se një pjesë që i lëshuan ato vinin nga radha e të pakënaqurve që mbetën jashtë Këshillit Kombëtar të PD-së, por pati edhe nga ato që i komentonin si të orkestruara nga vetë Basha, me qëllim për të bërë “kokë turku” Gazment Bardhin, njeriun që e promovoi në majat e karrierës politike si brenda dhe jashtë PD-së.

Sot Basha në konferencën për shtyp u shfaq në krah të Gazment Bardhit dhe Oerd Bylykbashit, edhe ky i lënë disi në hije kohëve të fundit, njeriut që firmosi paktin me Gjinknurin për reformën zgjedhore.

Dalja e Bashës në krah të Bardhit është një mesazh i qartë ndaj atyre që po e sulmojnë brenda radhëve të PD-së, që shpesh u etiketuan edhe si berishistë, e që në të njëjtën kohë “shuan zërat” se këto sulme kishin bekimin e kryedemokratit, i cili po vinte në zbatim një skenar për ta bërë kokë turku ‘Gazin e PD-së”.

Gjithsesi PD-ja ende është në trysininë e ndryshimeve brenda saj, pasi Basha pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar i duhet të zgjedhë strukturat e reja drejtuese të demokratëve. Koha do ta tregojë nëse Bardhi do të jetë ose jo sërish sekretar i Përgjithshëm i PD-së.

/m.j

Next Post
U iku policëve me makinë dhe rrezikoi jetën e tyre, pranga të dyshuarit për trafik droge (VIDEO)

U iku policëve me makinë dhe rrezikoi jetën e tyre, pranga të dyshuarit për trafik droge (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com