• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sulm anonim kundër Këlliçit, reagon kandidati për FRPD

by A R
23/11/2015 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kulm të garës për kryetar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë ashpërsuar ato që në boks quhen “goditje të ulta” për Belind Këlliçin. Ky i fundit është i lidhur me vajzën e dy prindërve socialistë, Artan Shkreli e Ledi Shamku dhe, për këtë arsye, një faqe anonime ka krijuar një fotomontazh, duke aluduar se përmes Këlliçit Edi Rama do të marrë nën kontroll edhe FRPD.

Këlliçi ka reaguar menjëherë, shkruan civitas.al:
“Miq. Po lexoni këto ditë muhabete kollovarësh? Mos u trishtoni! Vijnë nga jashtë nesh!
PD nuk merret me biografi. Me to merrej Fronti Demokratik i Nexhmije Hoxhës, të cilit mesa duket i ka prishur planet gara jonë dhe po fut fuqishëm hundët. Këta tipa, pa lidhje me FRPD dhe PD, kanë ditë që po ju fryjnë në vesh se “dhëndrri i rilindjes po ju merr Forumin”
Së pari, unë jam Belind Këlliçi dhe votohem për këtë që jam. E kam krenari që vij nga e djathta tradicionale që nga të parët e mi, gjyshi me të vëllanë, me kontribute në Pavarësinë dhe ngritjen e shtetit shqiptar, në të djathtën dhe vetëm të djathtën shqiptare. Jam biri i dy prindërve të mrekullueshëm, demokratë të orëve të para dhe vetë, që fëmijë, jam militant i angazhuar fort në Partinë Demokratike, të cilës prej 6 vitesh i kam kushtuar gjithçka.
Së dyti, ka kohë që jam i lidhur me një vajzë të mrekullueshme. Është e vërtetë që është e bija e atyre prindërve që shkruan Fronti Demokratik. Me vajzën na lidh ndjenja, siç ndodh me shumicën dërrmuese prej nesh. Kush është lidhur me partnerë për përfitim a interes ndoshta nuk e kupton ç’do të thotë të ndash ndjenjat me dikë, edhe pse mund të jetë nga “familje e prekur”. Unë që kam drejtuar Departamentin e Ish-të Përndjekurve në PD kam dëgjuar plot raste rrënqethëse kur njëri partner e ka pësuar se tjetri s’kishte “partishmëri”. Por kjo ka ndodhur dikur. Ka ndodhur në kohën dhe partinë e atyre që përmbysëm para 25 vitesh.

Kush ka hyrë si kollovar në shoqëri, politikë, intimitet beson se “krushku” që të ka futur e të mban të lëviz edhe fijet e të drejton. Të përdor edhe si mashë për të kapur gështenjat që s’i zë dot. Ky sorollop Fronti s’e ka për gjë të tradhëtojë si kauzat ashtu edhe dashuritë.

Unë nuk kam hyrë në këtë garë për të përfaqësuar këtë llumnajë. Jemi ndarë që në ’90-ën ne demokratët prej luftës së klasave, rrëmimeve në biografi, intrigave dhe shantazheve të bodrumeve. Unë kam hyrë në një garë ku kërkoj votat e çdo demokrati të ri që në rradhë të parë ka respekt dhe vlerësim për veten, që beson tek vlerat e individit, që kërkon të udhëhiqet nga një drejtues me integritet e dinjitet, që kërkon një politikë të re dhe një FRPD të fuqishëm .

Për “Frontin” që përpiqet të gjejë fije e lidhje, kam një barcoletë, nga koha e tyre:
Takon një xhaxha në tren një tip dhe e pyet “nga je”
– Mos ma merr për mburrje – i thotë ky – po kunatin e madh e kam në Ministri të Brendëshme, burri i motrës së dytë më punon në Sigurim, burri i motrës së tretë..
– Or bir, unë të pyes kush të *** tët’ëmë e jo tët motër!”

Civitas.al

Next Post

Armë për gjoja mikun – SHBA armatosin Arabinë Saudite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Preç Zogaj kritika të forta PD-së: Duhen hapur mendjet, jo thjeshtë dyert!

March 5, 2026
“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

“Trump do përfundojë në gjyq”, Milaim Zeka: Kjo është frika reale e Presidentit amerikan

March 5, 2026
Ish kreu i PD denoncon Këlliçin: Një njeri që ka falsifikuar rezultatin e votave në PD, mund t’i manipuloje të gjitha

“PD nuk ka kauzë”, Elezi: Anëtarët nuk e kuptojnë që partia është shkatërruar

March 5, 2026
Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

Sulmet iraniane, Izraeli në gatishmëri të lartë, mbyll për arsye sigurie Varrin e Shenjtë

March 5, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In