• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Stuhia “Kiara” mbërthen Europën, kaos dhe dëme në disa vende. Kur pritet të godasë Shqipërinë?

by Java News
10/02/2020 16:35
ILUSTRUESE

ILUSTRUESE

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet e Evropës janë prekur nga një stuhi e fuqishme. Transporti është zhytur në kaos dhe shkollat janë mbyllur. Njerëz të lënduar janë regjistruar në Gjermani dhe Britaninë e Madhe. Evropa veriore është pushtuar nga stuhia që po zhvendoset tani drejt jugut duke kërcënuar të trazojë edhe Ballkanin pasi ka prekur sakaq Italinë fqinje.

Në Gjermani, ku stuhia njihet si Sabine, shërbimet e udhëtimeve dhe eventet publike kanë qenë viktimat e para të motit. Vendi është në nivelin e dytë më të lartë të alarmit për shkak të stuhisë.

Mëngjesin e të hënës, dy persona u lënduan si pasojë e pemëve të shkulura me rrënjë në qytetin Saarbryken. Era e kaloi shpejtësinë e 120 km në orë. Aeroportet anuluan ose devijuan një numër të madh fluturimesh ndërkohë edhe hekurudhat kanë raportuar probleme.

Ndërkohë, “Ciara” siç njihet në Britaninë e Madhe, është stuhia më e fuqishme që ka goditur vendin që nga 2013. Zyra e meteorologjisë ka lëshuar më shumë se 200 paralajmërime për përmbytje pasi shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që lumenjtë të dalin nga shtretërit, shkruan “tch”.

Më shumë se 150 mm shi ra në 24 orë në veriperëndim të vendit. Moti i keq ka rrëzuar pemë dhe shtylla të energjisë elektrike duke lënë rreth 30 mijë shtëpi pa energji. Era e fortë e ka kapërcyer shpejtësinë e 150 km në orë.

Në aeroporte shumë fluturime janë anuluar ndërsa kompanitë hekurudhore kanë funksionuar me orare të reduktuara. Edhe portet kanë ndërprerë aktivitetet ndërsa dhjetëra evente sportive janë anuluar. Tre persona në Skoci, raportohet të jenë lënduar.

Situata ka qenë e rëndë edhe në Belgjikë, Francë, Holandë, Irlandë, Danimarkë, Norvegji etj, ndërkohë që stuhia vazhdon të zhvendoset më në jug.

Sipas sinoptikanëve, ardhja e stuhisë Kiara në territorin shqiptar pritet gjatë mesjavës duke bërë që temperaturat të bien disa gradë nën 0 dhe të kemi prani të reshjeve. Kryesisht, reshjet do të jenë në formë dëbore. Ndërkaq, largimi i stuhisë do të sjellë dhe ndryshim të motit. e.s/

Next Post
Kush shkëlqeu në tapetin e kuq të “Oscar”? Veshjet më të bukura në ceremoni (FOTO)

Kush shkëlqeu në tapetin e kuq të “Oscar”? Veshjet më të bukura në ceremoni (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rokada në diplomaci: Meidani merr “ADN-në e babait” në Prishtinë, Malaj thumbon paraardhësin në Shkup

Rokada në diplomaci: Meidani merr “ADN-në e babait” në Prishtinë, Malaj thumbon paraardhësin në Shkup

October 9, 2026
Shkrepe një foto këtu!

Vuçiç: Ndërkombëtarët e kanë më për zemër Ramën sesa mua. Malazezët edhe më shumë…

October 9, 2026
Ekzistenca e SPAK në dyshim pas mandatit 9-vjeçar? Ministri i Drejtësisë: Do të presim rezultatet

85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar

October 9, 2026
Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?!

Sa Maricarmen ka sot në Shqipëri?

October 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com